Nisin hetimet ndaj dy të dyshuarve për sulm fizik dhe me armë zjarri ndaj një personi në Leposaviq - NACIONALE

Nisin hetimet ndaj dy të dyshuarve për sulm fizik dhe me armë zjarri ndaj një personi në Leposaviq

1 vit më parë

nga Rea Sefa

Policia e Kosovës ka raportuar se kanë nisur hetimet ndaj dy të dyshuarve në Leposaviq, pasi dyshohen se kanë sulmuar një person fizikisht dhe me armë zjarri.

Njoftohet se viktima ka pësuar lëndime në kokë dhe në këmbë dhe është dërguar në trajtim mjekësor, raporton Betimi për Drejtësi.

“Viktima kosovar, me lëndime në kokë dhe këmbë, është paraqitur në stacionin policor Leposaviq dhe ka deklaruar se është sulmuar fizikisht dhe me armë zjarri nga dy persona të dyshuar. Viktima është dërguar në trajtim mjekësor, përderisa në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë përkatëse policore. Rasti është duke u hetuar nga njësitet kompetente policore”- njofton Policia e Kosovës.

Lajme të ngjashme