“Nëse rusët po përpiqen të ndikojnë...” – Avokati i Thaçit reagon ashpër në seancë ndaj Zaharovas për trafikimin e organeve
Gregory Keohe, avokati i Hashim Thaçit, ka reaguar ashpër ndaj deklaratave të Moskës zyrtare se pjesëtarë të UÇK-së janë të përfshirë në trafikim organesh edhe në Ukrainë.
Keohe ka kërkuar nga trupi gjykues që të tregojë për publikun se krerët e UÇK-së nuk po akuzohen për trafikim të organeve.
Nacionale sjell fjalën e Keohes:
Janë dis artikuj të Maria Zaharova që janë ruajtur në median evropiane, duke thënë se një prijës është përfshirë në trafikim organesh në këtë proces gjyqësor. Kjo është false, këto media janë paragjykues ndaj të akuzuarve. Nëse hetimi që ka të bëj me trafikim organesh, duhet që dikush në këtë godinë ta thotë këtë, se nuk ka asgjë ndaj të akuzuarve që i lidhin me trafikimin e organeve. Kjo duhet të bëhet e qartë nëse rusët po përpiqen të ndikojnë në këtë trup gjykues, por pavarësisht qëllimit, ata po përpiqen që të thonë që zotërinjtë që janë të akuzuar këtu janë të përfshirë në akuza për trafikimin e organeve gjë e cila nuk është e vërtetë.
Ju parashtroj që do të ishte mirë që ju të jepni njoftim që të thoni se ky hetim ka përfunduar, dhe kjo temë nuk ka të bëjë me trafikim të organeve.