Klinaku reagon për ndalimin e Lushtakut: Edhe një poshtëri e radhës nga Specialja
Gazeta Nacionale ka raportuar se EULEX ka ndaluar ish-komandantin e UÇK-së, Sami Lushtakun.
Rreth kësaj ka reaguar kreu i OVL UÇK-së, Faton Klinaku, i cili ka thënë se të ndalohet njeriu në rrugë pa kurrfarë paralajmërimi, kjo është një poshtëri e tyre e radhës.
“Siç po raportohet në media, Specialja e paska ndaluar në këto orë të vona z. Sami Lushtaku. Përveç spektakleve të vazhdueshme që po bëhen nga kjo pseudogjykatë, të ndalohet njeriu në rrugë pa kurrfarë paralajmërimi, kjo është edhe një poshtërsi e tyre e radhës.” – ka shkruar Klinaku në Facebook.