“Merre ose lëre”, apo “bazë e mirë” - Cila është oferta e Këshillit Gjyqësor për reformat në drejtësi - NACIONALE

“Merre ose lëre”, apo “bazë e mirë” - Cila është oferta e Këshillit Gjyqësor për reformat në drejtësi

3 vjet më parë

nga Arbër Ramadani

Vetingu, Byroja e Verifikimit dhe Konfiskimit të Pasurisë, Ligji për Këshillin Prokurorial e disa nisma të tjera të Qeverisë Kurti II, shihen si hapa drejt reformës në sistemin e drejtësisë.

“Qytetarët bërtasin për vetting” ishte përshkrimi i Kryeministrit Kurti, duke dashur ta shpjegoj nevojën për reformë në gjykata, prokurori e institucione të tjera që përfshijnë sistemin e drejtësisë.

Gjithasht ekziston një konsensus shoqëror se në Kosovë ka nevojë për reforma në drejtësi.

Por që këto reforma të ndodhin, duhet një bashkëpunim i ngusht ndërmjet institucioneve politike e atyre profesionale. Deri tash Qeveria e Ministria e Drejtësisë nuk kanë arritur ta ndërtojnë një komunikim të mirëfilltë me institucionet që pritet t’i nënshtrohen kësaj reforme, e pa të cilat vështirë se bëhet.

Përkundrazi, prej ardhjes së Kurtit në Qeveri, kjo e fundit është përfshirë në përplasje të vazhdueshme me krerët e institucioneve të drejtësisë, për secilën tëmë të përgjithshmë e secilin rast specifik.

Por së fundmi një inciativë “pajtimi”, ka ardhur nga Këshilli Gjyqësor i Kosovës. Një letër e hapur e Këshillit Gjyqësor të Kosovës, drejtuar Ministrisë së Drejtësisë, Këshillit Prokurorial, Zyrës së Kryeprokurorit e Kryetarit të Gjykatës Supreme, që mban emrin Deklaratë e Përbashkët Zotimi, po synon që t’i pajtojë të gjith akterët e përfshirë.

Letra e zotimit e bashkë me të një plan veprimi se si do të dukej reforma në drejtësi, poshtë saj përmbanë emrat e krerëve të këtyre intsitucioneve të prirë nga ministrja Albulena Haxhiu, e që presin nënshkrimet e tyre, për të marë formë konkrete zbatimi.

Çka thuhet në propozim?

Në fillim të kësaj letre Këshilli Gjyqësor i Kosovës e konstaton nevojën për intensifikim të reformës në drejtësi, duke ju referuar edhe Raportit të Komisionit të Bashkimit Evropian, Opinionit të Komisionit të Venecias e vlerësimeve të tjera nga organizata vendore e ndërkombëtare.

Në qendër të këtij propozimi qëndron zotimi i Ministrisë së Drejtësisë, KGJK-së, KPK-së, Gjykatës Supreme dhe Kryeprokurorit të Shtetit për të themeluar grupe të përbashkëta për vlerësimin, konceputalizimin dhe draftimin e nismave ligjore me synim për të qartësuar dhe fuqizuar kuadrin ligjor pikërisht për reformën.

Detyrat e këtyre grupeve të përbashkëta sipas kërkesës së KGJK-së do të ishin: Vlerësimi i Performancës së Gjyqtarëve dhe Prokurorëve, Procesi i Rekurtimit, emërimit dhe riemërimit të Gjyqtarëve dhe Prokurorëve, Sistemi i Disiplinimit të Gjyqtarëve dhe Prokurorëve, Sistemi i Verifikimit të Profilit të Kandidatëve për Gjyqtarë dhe Prokurorë, Zhvillimi Profesional i Gjyqtarëve dhe Prokurorëve, Forcimi i Mekanizmave për Deklarimin e Pasurisë për Gjyqtarët dhe Prokurorët, Statusi i Gjyqtarëve dhe Prokurorëve dhe Zbatimi i rekomantimeve nga Misioni i TAIEX për luftimin e krimit të organizuar dhe korrupsionit.

Tutje në këtë propozim që po synohet të bëhet letër e përbashkët zotimi, flitet edhe për Vettingun si proces, duke përmendur se ky grup punues nuk do të interferoj dhe nuk do ta paragjykoj punën e Komisionit Ad Hoc të Kuvendit të Kosovës rreth amandamenteve Kushtetuese dhe Ligjit për Vetting.

Aty përmendet edhe që institucionet nënshkruese kanë qëndrime të ndryshme rreth amandamenteve Kushtetuese për Vetting.

“Institucionet nënshkruese të kësaj deklarate, pa paragjykuar procesin e Komisionit Ad Hoc të Kuvendit të Republikës së Kosovës, rreth amadnamenteve Kushtetuese dhe Ligjit për Vetting (pasi që institucionet nënshkruese të kësaj deklarate kanë qëndrime të ndryshme rreth amandamenteve Kushtetuese), dhe në linjë me Opinionin e Komisionit të Venecias, respektivisht rekomandimin e Venecias “ për hyrje në dialog të plotë me Këshillat” marrin këtë zotim për ta jetësuar këtë pako të reformës ligjore me qëllimin përfundimtar fuqizimin e sundimit të ligjit në Kosovë”- thuhet në këtë letër.

Tutje specifikat e funksionimit të këtij grupi që synohet të përbashkoj institucionet e drejtësisë, janë dhënë në një tabelë të paraqitur e që quhet “Plani i Veprimit” i cili ndahet në 4 objektiva: 1. Përmirësimi i Efikasitetit, Transparencës dhe Disiplinës në Sistemin Gjyqësor dhe Prokurorial, 2. Fuqizimi i Mekanizmave të brendshëm për Verifikim dhe Kontroll të Integritetit, 3. Avancimi dhe Fuqizimi i Statusit të gjyqtarëve dhe prokurorëve, 4. Forcimi i Mekanizmave për Deklarim të Pasurisë për GJyqtarë dhe Prokurorë.

Derisa ende nuk kemi një përgjigjje për këtë ofertë të Këshillit Gjyqësor, nga Ministria e Drejtësisë e organet e tjera të sundimit të ligjit, ajo që kemi parë deri para kësaj letre, ka qenë një betejë me përplasje e mospajtime të shumëta ndëmjet ministrisë e pushtetit gjyqësor.

Përplasjet

Pra duke pasur parasysh zotimet para qytetarëve dhe nevojën që e kanë për drejtësi ne kemi themeluar grupin punues. Ky dokument ka të bëjë me verifikim si janë gjyqtarë, prokurorë. Vettingu do të fillohet me strukturën më të lartë dhe brenda 5 vjetëve është theksuar se do të përfundojë. Tani besojmë që të gjitha çështjet janë adresuar dhe presim kontribut edhe nga akterë tjerë. Besoj që kemi vullnetin të angazhohemi që qytetarët të kenë respekt për figurën e gjyqtarit dhe prokurorit” pati thënë ministrja Haxhiu duke folur rreth procesit të Vettingut.

E kundër Haxhiut në këtë temë pati dalë Kryesuesi i Këshillit Prokurorial të Kosovës, Jetish Maloku, duke kritikuar qeverinë.

Sipas Malokut, koncept-dokumenti për Vettingun ka vazhduar pa pjesëmarrjen e tyre.

Ai tutje tha se nuk është bërë analizë e mirëfilltë e Vettingut në sistemin gjyqësor dhe nuk është vlerësuar ndërhyrja që i bëhet pavarësisë së sistemit Gjyqësor dhe Prokurorial.

Është një temë që meriton një debat të gjerë, sepse bëhet fjalë për një proces të rëndësishëm që duhet të përfshijë shumë institucione tona. Ky Vetting ka qenë temë që ka dominuar edhe KPK-në. Mendoj se është temë e rëndësishme për sistemin gjyqësor dhe prokurorial. Për fat të keq koncept-dokumenti ka ecur pa pjesëmarrjen tonë. Ne mendojmë se nuk është bërë analizë e mirëfilltë e Vettingut në sistemin gjyqësor dhe nuk është vlerësuar ndërhyrja që i bëhet pavarësisë së sistemit gjyqësor dhe prokrurorial”, pati thënë Maloku.

Edhe Kryesuesi i Këshillit Gjyqësor të Kosovës Albert Zogaj ishte shfaqur skeptik, për këtë nismë, pikërisht përshkak të mënyrës se si po synohet të realizohet kjo.

Unë jam shumë i bindur që në dy vitet e ardhshme do të ketë gjyqtarë që nuk kanë me mujt me kalu procesin e performancës sepse kërkohet angazhim permanent edhe në kuptimin e kohës edhe atë profesional, dhe cilido gjyqtar që nuk mundet me arrit performancën sipas standardeve sigurisht që do të shkarkohet nga detyra e gjyqtarit”.

Këto kanë qenë vetëm dy nga replikat e krerëve të institucioneve të drejtësisë me ministren Haxhiu. Dhjetëra replika të tjera kanë ndodhur pëgjatë kohës sa Haxhiu është në pushtet.

Mbetet të shihet nëse propozimi i KGjK-së, është një bazë e mirë ose jo për “pajtim” e avancim të reformës në drejtësi.

Lajme të ngjashme