Më në fund: Trupi gjykues kërkon që gjykimi ndaj krerëve të UÇK-së të jetë sa më shumë publik - NACIONALE

Më në fund: Trupi gjykues kërkon që gjykimi ndaj krerëve të UÇK-së të jetë sa më shumë publik

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Pasi të gjitha seancat deri më tash janë zhvilluar në seanca private për krerët e UÇK-së, trupi gjykues ka dalur me një urdhër.

Ata kanë kërkuar nga palët që deri më 31 maj të bëjnë diskutime dhe të gjejnë një zgjidhje që gjykimi të jetë sa më shumë publik.

Charles Smith, kryetari i trupit gjykues tha se publiku duhet të jetë i informuar për atë se çka po diskutohet në seanca, raporton Nacionale.

Fjalimi i Smith:

Trupi gjykues është i shqetësuar se të gjitha provat janë dëgjuar në seanca private. Kujtojmë se në bazë të ligjit, të akuzuarit kanë të drejtë të dëgjojnë seanca publike. Është interesi i publikut sa më shumë që këto procedura të jenë publike. Palët dhe pjesëmarrësit duhet të respektojnë karakterin publik të procesit.

Trupi gjykues vendosi që argumentet ligjore dhe paraqitja e provave të bëhet në seanca të mbyllura vetëm kur është rreptësisht e nevojshme. Për fat të keq deri tani një pjesë e madhe e gjykimit është bërë në seancë të mbyllur, nevoja për mbrojtjen e dëshmitarëve është përligjje e masave mbrojtëse nga ana e trupit gjykues. Kjo është e nevojshme për të mbrojtur dëshmitarët, por është e rëndësishme që gjyqi të jetë publik dhe që trupi gjykues të shqetësohet më pak.

Andaj, trupi gjykues kërkon parashtrime nga palët që të sigurojnë që një masë më të madhe publicitet të këtyre procedurave, palët pra informohen që trupi gjykues do të shqyrtojë urdhërimin e palëve për të propozuar versione të redaktuara publike, të transkriptove që publiku t’i kuptojë. Por nëse palët dalin me zgjidhje alternative, trupi gjykues do t’i marri parasysh për të pasur publicitet më të madh. Palët angazhohen të diskutojnë bashkë dhe deri më 31 maj të sigurojnë zgjidhje për të garantuar publicitet më të madh të këtyre procedurave.

Palët udhëzohen të marrin parasysh parimin e publicitetit. Nuk do të kundërshtojmë që të futemi ën seanca private e të mbyllura pasi është pjesë e procesit. Ne besojmë që avokatët do të ushtrojnë gjykimin e tyre më të mirë për të organizuar pyetjet në mënyrë që të nxisim publicitetin. Ta kemi dëshmitarin, dhe materialet që janë konfidenciale t’i përcaktojmë në fillim e pastaj të vazhdojmë me seancë publike. Mendojmë që avokatët do të kenë kujdes të veçantë të mos nxjerrin informacion konfidencial gjatë seancave publike.

Lajme të ngjashme