Mbrojtja e Thaçit merr autorizimet edhe për dy dëshmitarë, gjyqtari kërkon që paraqitja e provave të përfundojë deri më 14 nëntor
Mbrojtja e Hashim Thaçit ka marrë autorizim edhe për dy dëshmitarë të tjerë, dhe tashmë po presin autorizimin veç edhe për një dëshmitar.
Kështu ka thënë avokati Luka Misetiq.
Ai tha se edhe autorizimin e dëshmitarit të fundit, pritet ta marrin së shpejti.
Gjyqtari i rastit, Charles Smith, theksoi se paraqitja e provave duhet të përfundojë deri më 14 nëntor.
“Kemi afate shumë shpesh, me qëllim që të përfundojmë me paraqitjen e provave më 14 nëntor siç është parashikuar, është sfidë por të gjithë duhet të bashkëpunojmë. Iu kujtoj mbrojtjes se mund të ndodh të ketë boshllëqe për javët që vijnë, mbrojtja e Krasniqit duhet të jetë gati që të paraqes dëshmitarët e saj në momentin që mbrojtja e Thaçit përfundon, dhe është relativisht e thjeshtë për t’u parashikuar”, tha Smith.