Kryeziu: Kemi nevojë për qytetarë serb të lirë dhe të integruar, shumë më tepër se sa për targat e veturave të tyre - NACIONALE

Kryeziu: Kemi nevojë për qytetarë serb të lirë dhe të integruar, shumë më tepër se sa për targat e veturave të tyre

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Drejtori ekzekutiv i Institutit Demokratik i Kosovës (KDI), Ismet Kryeziu, ka thënë se ndoshta qytetarët serbë të Kosovës janë më të diskriminuarit jo vetëm në rajon.

Ai thotë se serbët e Kosovës jetojnë në presion të grupeve kriminale, linçohen.

Kryeziu thotë se Qeveria e Kosovës nuk duhet t’i bashkohet “vallës së Vuçiqit dhe qytetarët serb t'i futë në sanduiç të dy presioneve, duhet të jetë më e hapur, të ketë më shumë ndjeshmëri për presionin agresiv që ata përjetojnë për kohë të gjatë.”.

Shkrimi i tij i plotë:

Drejtori ekzekutiv i Institutit Demokratik i Kosovës (KDI), Ismet Kryeziu

Qytetarët serbë të Kosovës ndoshta janë qytetarët më të diskriminuar jo vetëm në rajon?!

Janë të vetmit qytetarë që ju ka pamundësuar pluralizmi politik dhe përfaqësues, jetojnë nën presionin e grupeve kriminale që u djegin makinat, i linçojnë, i stigmatizojnë dhe i etiketojnë si tradhtarë. Ata jetojnë nën presionin e shtetit serb.

Qeveria e Kosovës nuk ka nevojë t'i bashkohet vallës së Vuçiqit dhe qytetarët serb t'i futë në sanduiç të dy presioneve, duhet të jetë më e hapur, të ketë më shumë ndjeshmëri për presionin agresiv që ata përjetojnë për kohë të gjatë.

Pra, nuk është se ne duhet ti nënshtrohemi ndërkombëtarëve e Vuçiqit, por ne kemi nevojë për qytetarë serb të lirë dhe të integruar, shumë më tepër se sa për targat e veturave të tyre.

E kaluara jonë, duhet të na shërbejë për t'u bërë një shtet model për të tjerët.

Lajme të ngjashme