Krasniqi: Nuk jam kriminel siç me përshkruan prokuroria, jam njeri i lindur dhe i kalitur në luftëra për dinjitet njerëzor
Ish-kryetari i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi, është shprehur i pafajshëm para Trupit Gjykues të Dhomave të Specializuara,
Në hapje të adresimin të tij përfundimtarë, ai ka thënë se nuk është kriminel siç e përshkruan prokuroria në aktakuzë.
Ai ka vlerësuar se në këtë gjykatë qëndron si një njeri i lindur dhe i kalitur në luftë për dinjitet njerëzor.
“Qëndroj sot këtu para jush, të nderu gjyqtar, jo si një kriminel që me përshkruan aktakuza e prokurorisë, por si një njeri i lindur dhe i kalitur në luftë për dinjitet njerëzor ngaa një popull që refuzo që të zhdukej, të zhdukej nga politika e krimit dhe gjenocidit të Serbisë”, ka thënë Krasniqi.
“Pjesën më të madhe të jetës time e kam kaluar i udhëhequr nga bindja se qenien njerëzore meritojnë të jetojnë në liri. Pas më shumë se 5 vitesh burgim të padrejtë dhe sipas mendimi tim të panevojshëm, angazhimin politik dhe jetësor për jete e liri jam angazhuar që herët”, është shprehur Krasniqi.