Konjufca: Në vend që të gjykohej Serbia po gjykohet UÇK-ja - NACIONALE

Konjufca: Në vend që të gjykohej Serbia po gjykohet UÇK-ja

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, ka kujtuar 24-vjetorin e masakrës së Rezallës.

Konjifca deklaroj se në vend që Serbia të gjykohej për gjenocidin ndaj popullit shqiptar me gjithë ata kriminelë lufte që i mban brenda, por është pikërisht Ushtria Çlirimtare e Kosovës dhe pjesëtarët e saj.

“Jemi në 24-vjetorin e masakrës së Rezallës, në një prej akteve gjenocidale më të mëdha që i ka bërë Serbia në Kosovë. Kjo së bashku me gjithë masakrat e kryera nga aparati shtetëror e ushtarak i Serbisë e përbëjnë gjenocidin që ky shtet e ka ushtruar mbi popullin e Kosovës. Këtu të gjitha po i kujtojmë në kohën kur nuk është Serbia ajo që po gjykohet dhe ta marrë dënimin e merituar, me gjithë ata kriminelë lufte që i mban brenda, por është pikërisht Ushtria Çlirimtare e Kosovës dhe pjesëtarët e saj, vetë Kosova është e ulur në bankën e drejtësisë, kjo nuk mund të përjetohet ndryshe veç si padrejtësi.”-ka thënë Konjufca transmeton Indeksonline.

Konjufca ndër të tjerash tha se askush nuk e ka menduar se “do të ishim ne që duhet të arsyetojmë që nuk kemi qenë kriminelë dhe nuk kemi qenë agresori, por Serbia me gjithë ata ushtarë e policë që vranë qytetarë të pafajshëm, pleq, gra e fëmijë, veç pse ishim shqiptarë.

Kryeparlamentari tha se shihet liria ende nuk ka përfunduar sepse po i ka sfidat e veta, njëra prej të cilave edhe ajo që po përballet vendi.

Lajme të ngjashme