Katër raste të dhunës në familje brenda 24 orëve në Kosovë - NACIONALE

Katër raste të dhunës në familje brenda 24 orëve në Kosovë

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Policia e Kosovës ka njoftuar se brenda 24 orëve të fundit në Kosovë, janë raportuar katër raste të dhunës në familje.

Kështu bëhet e ditur në raportin 24 orësh të policisë.

Rastet janë raportuar në Fushë Kosovë, Gllogoc, Viti dhe Prizren

RASTET:

Fushë Kosovë 07.05.2023 - 03:06.
Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që ka sulmuar fizikisht viktimën femër kosovare. Viktimës i është ofruar trajtim mjekësor, ndërsa i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Gllogoc 07.05.2023 - 10:07.
Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që ka sulmuar fizikisht viktimën femër kosovare. Viktimës i është ofruar trajtim mjekësor, ndërsa i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Viti 07.05.2023 - 15:00.
Është arrestuar e dyshuara femër kosovare pasi që me forcë ka larguar nga shtëpia viktimën femër kosovare. Viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa e dyshuara me vendim të prokurorit dërgohet dërgohet në mbajtje.

Prizren 05.05.2023 - 20:30.
Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që ka sulmuar fizikisht viktimën femër kosovare. Viktimës i është ofruar trajtim mjekësor, ndërsa i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje. Poashtu gjatë kontrollit të shtëpisë, janë gjetur dhe konfiskuar dy pushkë të gjata, një bajonetë dhe një fishek.

Lajme të ngjashme