Kalon në Komisionin për Legjislacion traktati për vendosjen e të dënuarëve nga Danimarka në burgun e Gjilanit - NACIONALE

Kalon në Komisionin për Legjislacion traktati për vendosjen e të dënuarëve nga Danimarka në burgun e Gjilanit

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Komisioni për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe Mbikëqyrjen e Agjencisë Kundër Korrupsionit e ka votuar Traktatin ndërmjet Kosovës dhe Danimarkës për shfrytëzimin e Institucionit Korrektues në Gjilan që ka për qëllim të ekzekutimit të dënimeve daneze.

Ministrja Albulena Haxhiu, para deputetëve shpjegoi disa nga procedurat që priten të ndiqen gjatë përmbushjes së këtij mandati.

“Qëllimi i këtij traktati është rritja e bashkëpunimit me këtë shtet, përmes këtij traktati zhvillon edhe me tej sistemin korrektues në vend. Ky traktat përveç ekzekutimeve të ligjeve danezë, fuqizoj standardet evropiane të sistemit korrektues. Duke marr parasysh që Danimarka ka një bashkëpunim të mirë me Kosovën për këtë kemi vendosur që të nënshkruajmë këtë traktat”, tha ajo.

Tutje, Haxhiu ka shpjeguar edhe se kjo marrëveshje do të zgjasë për 5 vjet.

Lajme të ngjashme