Ish-zëvendësi i Kouchner: Komandantët në terren shfaqnin mungesë respekti për Thaçin, sjellja ishte përçmuese
Jock Dovey, ish-zëvendësi i Bernard Kouchner, ka folur për raportin e Thaçit me komanandatët e zonave.
Dovey tha se komandantët kishin mungesë respekti për Thaçin.
“Ai që fliste në emër të UÇK-së, ishte Agim Çeku. Kjo më kujtohet fare qartë sepse dukej që po konfirmonte atë që ne besonim në fillim me z.Thaçin. Që ai kishte marrëdhënie të ndërlikuar me komandantët në terren, dhe se ata kishin shfaqur mungesë respekti ndaj tij, nuk kishin respekt për të, në ketë rast për të cilën po flasim, më lejoni të kthehem pak mbrapa. Gjenerali Jackson i cili kishte mospajtim me Clark për sa i takon përpjekjeve të rusëve për të marrë aeroportin para se KFOR të hynte në Kosovë. Unë, Clark dhe Jackosn dhe është meritë e tyre kjo, kishin tejkaluar këtë mosmarrëveshje serioze. Kur Jackosn pati nevojë të sillte komandantët e UÇK-së, t’i rivendoste aty, t’i bindte ata që të pranonin kushtet e zbatimit të marrëveshjes për krijimin e TMK-së, si organizatë civile e paarmatosur, KFOR-i ishte afër afatit kohor që ishte dhënë, dhe duhej ndihmë për të bindur komandantët që të jepnin përgjigje pozitive. Clark bëri prezantim shumë të fuqishëm, të zgjatur për rëndësinë e legjendës së Cincinatit, bile hoqi edhe xhaketën e tij që ishte i paarmatosur, dhe iu nënshtrua kontrollit civil. Në fund të paraqitjes së Clark, Jackosn bëri pushim, njerëzit morën pije. Të gjithë ishin aty, përveç Thaçit, i cili qëndroi aty ku ishte. Komandatët e tjerë po bisedonin me gjeneralin Clark. Unë me qëllim nuk pata shkëmbime me Thaçin, as nuk kam shikuar në drejtim të tij, si vëzhgues mu duk se sjellja e tyre ishte përçmuese ndaj tij. Kishte shumë pak gjasa të kërkonin udhëzime, apo urdhra, apo t’i raportonin aktivitetet tek ai”, tha ai.