Ish-këshilltari i ekipit të Kosovës në Rambuje, Paul Williams, dëshmitari i radhës pro Thaçit në Hagë - NACIONALE

Ish-këshilltari i ekipit të Kosovës në Rambuje, Paul Williams, dëshmitari i radhës pro Thaçit në Hagë

11 muaj më parë

nga NACIONALE

Paul Williams është dëshmitari i radhës në rastin e krerëve të UÇK-së.

Williams kishte qenë këshilltar ligjor i delegacionit të Kosovës nga UÇK-ja në Rambuje.

Ai kishte ndihmuar në hartimin e analizës juridike të Rambujesë, lidhur me sovranitetin dhe të drejtën ndërkombëtare.

Williams është ftuar nga mbrojtja e Thaçit dhe pritet të dëshmojë për raportet me të dhe detajet për UÇK-në.

"Ka qenë këshilltar falas për delegacionin kosovar në Rambuje në shkurt e mars 1999. Ai ka ndihmuar delegacionin për propozimin e tyre dhe negociatat në Rambuje. Ka marrë pjesë në takime me delegacionin kosovar, dhe me figura ndërkombëtare. Ka dhënë informata për shtypin në emër të delegacionit. Do të jap dëshmi për procesin e vendimmarrjes, diskutimet për demilitarizimin e UÇK-së, do të jap dëshmi për komunikimet me të gjithë anëtarët mes të cilësh edhe Hashim Thaçin, përshtypjet që e çuan në përfundim se Thaçi nuk kishte autoritet për ta nënshkruar marrëveshjen, por duhet ta bënte me komandantët e zonave. Strukturën e UÇK-së dhe ndikimin ideologjik të Adem Demaçit", tha avokati i Thaçit, Luka Misetiq.

Lajme të ngjashme