I mituri në Fushë Kosovë tentoi ta mashtronte Policinë: Tha se iu grabitën 50 euro
Policia e Kosovës ka njoftuar se një i mitur në Fushë Kosovë, pasi u sulmua nga një i dyshuar, deklaroi rrejshëm se iu grabitën para.
I njejtë i kishte thënë Policisë se dikush e sulmoi në Stacionin Hekurudhor e i grabiti shumën prej 50 eurove. Por, duke u ballafaquar me provat, i njejti pastaj e kishte pranuar se ka gënjyer për “grabitjen”. Sipas Policisë, doli se i njejti kishte qenë me një aheng, aty ku edhe u sulmua, ndërsa grabitja nuk kishte ndodhur.
Tashmë Policia ka hapur rast kundër të dyshuarit për “Deklarim të rrejshëm”, ndërsa për përsonin tjetër që e ka sulmuar, ka hapur rastin “Lëndim i lehtë trupor”.
E plotë:
“I mituri në Fushë Kosovë, pasi sulmohet nga një i dyshuar, deklaron rrejshëm se i janë grabitur para, policia inicion dy raste: ‘Lëndim i lehtë trupor’ dhe ‘Deklarim i rrejshëm’
Policia në Fushë Kosovë, sot në orët e hershme të mëngjesit (04:25) është njoftuar se një person mashkull-i mitur, kishte shkuar për të kërkuar ndihmë mjekësore në QKUK, pasi ishte sulmuar nga një i dyshuar te Stacioni Hekurudhor në F. Kosovë.
Viktima është sjellë në Stacionin Policor në F. Kosovë, i njëjti është intervistuar dhe në deklaratën e tij thotë se është sulmuar një person i panjohur rreth 20 vjeçar dhe se kishte mbetur pavetëdije. Sipas viktimës atij i mungonin 50 euro e që dyshon se ia ka marrë sulmuesi. Lidhur me këtë është njoftuar prokurori kujdestar dhe është iniciuar rasti ‘Grabitje’.
Policia menjëherë ka filluar ta trajtojë këtë rast, ka mbledhur dëshmi e prova. Nga të gjeturat është ardhur te përfundimi se viktima ka bërë deklarim të rrejshëm kur e ka raportuar rastin ‘Grabitje’. Nga hetimi i rasti është vërtetuar se viktima ka qenë në një aheng (dasmë) në Lagjen 29 në F. Kosovë. Aty ishte sulmuar nga i dyshuari. I ballafaquar me këto fakte viktima ka pranuar se ka inskenuar rastin e ‘Grabitjes’. Policia në koordinim me prokurorinë ka ri-cilësuar rastin në ‘Lëndim i lehtë trupor’ karshi të dyshuarit që kishte sulmuar viktimën. Kurse, ndaj ‘viktimës’ është iniciuar rasti ‘Deklarim i rrejshëm’. Të dyja rastet do të vazhdojnë në procedurë të rregullt.”