Grenell: Nëse fiton Trump do ta nxjerrim Thaçin nga burgu
Ish-emisari special i ShBA-së për dialogun Kosovë-Serbi Riçard Grenell në një intervistë për Al Arabya neës, ndër të tjera është shprehur se mezi pret fitoren e presidentit Trump, duke shtuar se nëse kjo ndodh, do ta njxerrin Hashim Thaçin nga burgu.
“Çfarë unë besoj, është që kur ne ishim duke bërë progres, Jack Smith ishte në Hagë atë kohë, targetoi presidentin Thaçi. Tani presidenti Thaçi vazhdon të jetë në burg dhe kjo është një mizori. Për mua është një mizori. S’ndjehem mirë për një situatë të tillë, sepse ne e ftuam që të vijë në SHBA të negociojë dhe ai u penalizua dhe shko në burg për këtë. Unë e ndjej që duhet të bëjë diçka që të nxjerr nga burgu dhe kam provuar dhe mezi pres që presidenti Trump të fitojë dhe sepse do ta nxjerrim Thaçin nga burgu”, ka thënë Grenell.