Gjyqi në Hagë, Konjufca i dënon si "shpifje dhe ofendim në palcë" pretendimet dhe kërkesat e ZPS-së - NACIONALE

Gjyqi në Hagë, Konjufca i dënon si "shpifje dhe ofendim në palcë" pretendimet dhe kërkesat e ZPS-së

3 javë më parë

nga NACIONALE

Glauk Konjufca i Vetëvendosjes i ka quajtur shpifje dhe ofendim “në palcë” pretendimet dhe kërkesat e Prokurorisë së Dhomave të Specializuara ndaj ish-figurave të larta të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ndal të cilëve është kërkuar burgim në total prej 180 vitesh.

Konjufca u shpreh i bindur se ky proces dhe këto pretendime ndaj Thaçit, Veselit, Selimit dhe Krasniqit "do të dështojnë" dhe se këta figurat e larta të UÇK-së "do të dalin të pafajshëm".

“Prap do të shkojë në Hagë. Do të jem aty në ditën përfundimtare, kam apliku për m’e qenë atje, dhe do ta përfaqësojë shtetin e Kosovës në atë proces. Unë pres që ky proces, këto akuza, me dështu", tha ai.

"Janë të paqëndrueshme, janë shpifje, janë gënjeshtra të cilat ofendojnë në palcë luftën tonë çlirimtare. Dhe pikërisht pse do të dështojnë, unë mendoj që pjesëtarë të Shtabit të Përgjithshëm, Thaçi, Veseli, Selimi dhe Krasniqi do të dalin të pafalshëm”, tha Konjufca.

Lajme të ngjashme