Gjykata Speciale ua vazhdon paraburgimin Thaçit e Veselit
Gjykata Speciala ua ka vazhduar paraburgimin Hashim Thaçit e Kadri Veselit. Në arsyetimin e këtij vendimi, ndër të tjera thuhet se, ende vazhdojnë dyshimet se në rast lirimi të Thaçit e Veselit, do të mund të dëmtohej çështja.
Sipas vendimit të ri, që nga vendimi paraprak nuk ka ndryshuar asnjë rrethanë.
“Që nga vendimi i fundit për rishikimin e paraburgimit të z. Thaçi, e Veseli nuk ka pasur asnjë ndryshim në rrethana që do të kërkonin një ndryshim të vendimit.
Specialja pohon se zbulimet e vazhdueshme të provave që lidheshin me gjykimin i kanë ofruar z. Thaҫi dhe do të mund të vazhdojnë t'i japin atij informacione të ndjeshme të dëshmitarëve – duke rritur nevojën për mbrojtje aktuale qëndrojn.” – thuhet aty.
Tutje në arsyetim thuhet se Thaçi është i dyshuar për një sër krimesh.
“Kolegji thekson se gjyqtari i procedurës paraprake konstatoi se, në bazë të Neni 39 (2), ekzistonte dyshimi i bazuar se z. Thaçi është penalisht përgjegjës për një sërë krimesh kundër njerëzimit (përndjekje, burgim, etj akte çnjerëzore, tortura, vrasje dhe zhdukje me forcë) dhe krime lufte
(ndalimi arbitrar, trajtimi mizor, tortura dhe vrasja) sipas neneve 13,
14(1)(c) dhe 16(1)(a).11 Për më tepër, gjyqtari i procedurës paraprake konstatoi se ishte krijuar një dyshim i bazuar në lidhje me akuzat e reja të ngritura nga ZPS-ja kundër z. Thaçi.” – thuhet aty.
Dëshmitari i njëmbëdhjetë po merret në pyetje në seancë të mbyllur
Pikërisht sot, në Dhomat e Specializuara në Hagë, po vazhdon të merret në pyetje dëshmitari i njëmbëdhjetë i Prokurorisë, në rastin ndaj Thaçit dhe të tjerëve.
Seanca është duke u mbajtur e mbyllur për publikun. Prej kur ka filluar, seanca po vazhdohet të mbahet në seancë private.
Ekipet e mbrojtjes së të akuzuarëve pritet që ta marrin në pyetje për jo më shumë se dy orë, këtë dëshmitar.
Të hënën u morr në pyetje dëshmitari serb
Të hënën e 19 qershorit u morr në pyetje dëshmitari serb, i cili tha se gjatë vitit 1998 si rojtar pyllit ishte ndalur nga ushtarët e UÇK-së dhe për 56 dite ishte keqtrajtuar dhe maltretuar fizikisht.
Fillimisht dëshmitari në pyetjen e prokurori special Ward Ferdinandusse tha se Latif Gashi i kishte dhënë urdhra ushtarëve të UÇK që të njëjtit ta maltretonin dhe keqtrajtonin, duke shtuar se duart dhe sytë i kishte të lidhura
Po ashtu dëshmitari tha se nga Latif Gashi ishe detyruar që të nënshkruante një dokument në të cilin thuhej se më kurrë nuk do ta shkelte tokën e Kosovës.
Dëshmitari sqaroi se kur ishte zhvilluar procesi gjyqësor në Prishtinë ndaj Latif Gashit kishte prezantuar këtë dokument, por se të njëjtin nuk ishte pranuar nga Gjykata nën arsyetimin se ishte dokument i falsifikuar.
Tutje sipas dëshmitarit, së bashku me të ishin të ndaluar edhe Sabit Berisha, e që të njëjtin, ushtarët e UÇK-së e kishin ndaluar dhe keqtrajtuar nën arsyetimin se ishte bashkëpunëtor i Serbisë.
Ai përmendi edhe një person tjetër me emrin Osman Sinani, të cilin pretendoi se e kishin rrahur deri në vdekje ushtarët e UÇK-së, po ashtu me arsyetimin se ishte bashkëpunëtor i Serbisë.
Dëshmitari sqaroi se lajmin se e kishin rrahur deri në vdekje Osmanin Sinanin ia kishte dhënë personi me emrin Fadil Syejviqi, për të cili dëshmitari tha se nuk dihej se a ishte spiun apo çka, pasi që sipas tij Fadili ishte i vetmi person që nuk ishte maltretuar nga ushtarët e UÇK-së.
Në një moment gjatë seancës dëshmitari tha se kishte dëgjuar ushtarët e UÇK-së duke thënë njëri-tjetrit më “lër ta vras t’ia q* nanen serbe”.
Tutje ai tha se data e lirimit të tij pas 56 ditësh ndalimi ishte 26 shtatori i vitit 1998.
Dëshmitari në fjalë pohoi se i përket etnisë serbe.