Gjykata merr vendim për Qëndrim Januzin, të dyshuarin për vrasjen e 30 vjeçarit në Ferizaj - NACIONALE

Gjykata merr vendim për Qëndrim Januzin, të dyshuarin për vrasjen e 30 vjeçarit në Ferizaj

4 vjet më parë

nga NACIONALE

Gjykata Themelore në Ferizaj ia ka caktuar paraburgimin të dyshuarit, Qëndrim Januzi, për vrasjen e 30 vjeçarit në Ferizaj, në orët e vona të së premtës.

Avokati i të dyshuarit, Kastriot Zenuni për Nacionalen tha se vendimin në letër ende nuk e ka pranuar të Gjykatës, por se seanca u mbajtë dje.

“ Vendimin hala nuk e kam pranu. Seanca u mbajtë dje në objekt të QKUK-së, gjendja e tij është jashtë rrezikut për jetë. Prokurori ka parashtru kërkesë për paraburgim”, tha avokati Zenuni.

Të shtunën në Ferizaj një person 30 vjeçar që doli të jetë vëllai i reperit Buta, qëlloi për vdekje me armë zjarri një tjetër 30 vjeçar, që më parë ishin shokë.

Vëllai i Butës, Qëndrim Jonuzi i njohur me nofkën “Rifa” dyshohet të jetë dorasi në vrasjen e së shtunës në rrugën ‘Rexhep Bislimi’ në Ferizaj, ku mbeti i vdekur Gazmend Hysenin i njohur me nofkën “Strella”.

Sipas informatave zyrtare, “Rifa” kishte goditur me 7 plumba “Strellën” dhe pastaj kishte tentuar që te ikte. Por në vend të ngjarjes, kishte qenë një polic me rroba civile i cili pas thirrjeve për ndalje, kishte shtënë në drejtim të tij duke e goditur në nofullë vëllain e Butë dhe neutralizuar situatën.

Dyshimet e para që erdhi të vrasja, dyshohet se ishin mosmarrëveshjet nga e kaluara dhe djegia e veturës së reperit Buta nga tashmë i ndjeri Gazmend Hyseni.

Lajme të ngjashme