Gashi: Nuk është lajm i rrejshëm i llojit “e ka vjedh një çokollatë”, por i llojit që mundet me të shku koka - NACIONALE

Gashi: Nuk është lajm i rrejshëm i llojit “e ka vjedh një çokollatë”, por i llojit që mundet me të shku koka

1 vit më parë

nga NACIONALE

Gazetari Astrit Gashi në emisionin Debat Plus në Dukagjin ka komentuar lajmin skandaloz të RTK-së ku po bazë akuzohet Nacionale e Periskopi se marrin para nga Serbia.

Sipas Gashit, ky nuk është një lajm i llojit “e ka vjedh një çokollatë”, por lajm i llojit që dikush nga gazetarët mundet me pësu me kokë.

“Nuk është lajm i rrejshëm i llojit ‘e ka vjedh në çokollad, apo një tender’ por që je tu marrë pare prej një terroristi që e ka sulmu Kosovën, ky është një lajm që mundet me të shku koka. Radojçiqi nuk është biznes i thjesht. Kush është ai njeri, në çfarë pushteti duhesh me qenë me ba një lajm që i rrezikon jetën 60 personave, direkt. Këtu nuk ka ra vetëm etika, por etika njerëzore. Është thirrje për sulm. Për miliona pare nuk e bën këtë” – ka thënë Gashi.

Lajme të ngjashme