Freedom House: "Kosova po dështon t’i burgosë burrat që dhunojnë dhe vrasin gratë"- Nacionale ju sjell 4 rrëfime që e dëshmojnë këtë gjë - NACIONALE

Freedom House: "Kosova po dështon t’i burgosë burrat që dhunojnë dhe vrasin gratë"- Nacionale ju sjell 4 rrëfime që e dëshmojnë këtë gjë

4 vjet më parë

nga NACIONALE

Raporti i “Freedom House” për Kosovën për vitin 2021 ndër të tjera flet edhe për dhunën në familje, duke iu përgjigjur një pyetjeje: “A gëzojnë individët liri personale sociale, duke përfshirë zgjedhjen e partnerit për martesë dhe madhësinë e familjes dhe mbrojtjen nga dhuna në familje?”, thuhet se dhuna në familje mbetet një problem, pavarësisht strategjisë pesëvjeçare të qeverisë, e cila u lansua në vitin 2017 për të adresuar këtë çështje.

Një nga problemet kryesore është edhe fakti se me ligjet e Kosovës, dhuna psikologjike, pra dhuna që nuk është fizike, konsiderohet vepër civile dhe jo vepër penale.

“Ndjekjet penale dhe dënimet janë të rralla. Përdhunimi është i paligjshëm, por dhunimi i bashkëshortit nuk trajtohet me ligj“, thuhet në raport. Raporti flet më tutje sesi gjykatat shpesh “u japin përdhunuesve të dënuar dënime që janë më të lehta se minimumi i përcaktuar“. Një raport i vitit 2020 nga Rrjeti i Grave të Kosovës (RrGGK) zbuloi se “së paku 74 gra u vranë nga partnerët apo të afërmit e tyre meshkuj midis 2017 dhe 2020”.

Nacionale gjatë prillit ka publikuar 4 rrëfime nga gratë viktima të dhunës në familje që gjenden në Shtëpinë e Sigurt në Gjakovë.

Lajme të ngjashme