Fjalët përmbyllëse në Hagë, Mishetiq thotë se "ka arsye për të qenë optimistë"
Procesi gjyqësor ndaj drejtuesve të UÇK-së ka hyrë në fazë vendimtare pas mbylljes së deklarimeve përmbyllëse ndërsa Mbrojtja shfaqet optimiste për epilogun.
Avokati i Hashim Thaçit, Lluka Mishetiq e quajti çështjen “një betejë në sallën e gjyqit” dhe tha se ka arsye për shpresë.
“Përshtypja jonë në fund është se kemi çdo arsye të jemi optimistë për një rezultat shumë pozitiv”, deklaroi ai për gazetarë, siç e citoi TV Arbëria.
Ai shtoi se parashikimet janë të pasigurta, sepse “në fund gjithçka varet nga gjyqtarët”.
Megjithatë, sipas tij, “ne besojmë se kemi të drejtë si në prova ashtu edhe në ligj”.
Mishetiq foli edhe për kontekstin ndërkombëtar të viteve 1998–1999.
Ai tha se disa institucione u befasuan nga argumentet e mbrojtjes.
Sipas tij, kishte “mungesë kuptimi për procesin” e mbledhjes së informacionit gjatë luftës.
“Kosova ishte çështja më e rëndësishme e politikës së jashtme në vitin 1999”, theksoi ai.
“Pra, nuk kishte mungesë informacion.”