Fitim Salihu: Ish-shefi i ushtrisë jugosllave u dënua me 15 vjet burg, Shala me 18
Analisti Fitim Salihu ka reaguar pasi Pjetër Shala u dënua me 18 vjet burg nga Specialja.
Ai ka përmendur se ish-gjenerali i Ushtrisë jugosllave, Ojdaniq, ishte dënuar me 15 vjet.
Postimi pa ndërhyrje:
Pjetër Shala sot u dënua me 18 vjet, ndonëse as aktakuza nuk pretendon për vrasje nga ai. Ish shefi i Shtatmadhorisë së Ushtrisë jugosllave, gjenerali Ojdaniq, ishte dënuar me 15 vjet si një nga dirigjentët e spastrimit etnik në Kosovë, ku u vranë mijëra shqiptarë.
"Një popull jetim është fatkeq. E marrin nëpër këmbë. E shtyjnë, e pështyjnë, i marrin nderin..." (Lulëkuqet mbi mure)