EULEX: Gjykatat duhet të komunikojnë me fjalë më të thjeshta, në mënyrë që qytetarët t’i kuptojnë vendimet - NACIONALE

EULEX: Gjykatat duhet të komunikojnë me fjalë më të thjeshta, në mënyrë që qytetarët t’i kuptojnë vendimet

10 muaj më parë

nga NACIONALE

Puna e gjykatave duhet të komunikohet në mënyrë aktive dhe proaktive, u konkludua në diskutimin lidhur me përmirësimin e komunikimit të gjykatave me publikun dhe mediat. Raporton Dukagjini.com

Misioni i Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë EULEX ka theksuar domosdoshmërinë që gjykatat të komunikojnë në gjuhë të thjeshtë vendimet që merren nga vetë ky institucion.

Aty u ndanë edhe përvojat e Maqedonisë së Veriut, në themelimin e Këshillit Gjyqësor Medial, përbërja e të cilit është nga gazetarë e gjyqtarë.

Shefja e zyrës për shtyp dhe informim publik dhe zëdhënësja e EULEX-it, Ioanna Lachana, ka thënë se vetëdijesimi i punës së gjykatave është i domosdoshëm.

Kjo konferencë është ndërtuar rreth një pyetjeje: Pse vetëdijesimi i punës së gjykatave është i domosdoshëm apo i nevojshëm. Për shkak se pa vetëdijesim, ne nuk mund të kemi besim. Thjesht e thënë, njerëzit nuk mund të besojnë atë çfarë nuk e kuptojnë. Kjo është po ashtu në rastin e gjyqësorit, kur gjykatat të flasin në mënyrë, kjo është gjuhë e bukur që vetëm njerëzit që kanë diplomuar në drejtësi mund të flasin dhe është shumë e vështirë për qytetarët që të vijnë më afër te këto institucione. Komunikimi i oficerëve të gjykatave duhet të shkojë më tutje, që të bëjë punën e këtij institucioni të rëndësishëm, të kuptueshëm dhe kjo duhet të jetë rasti në çdo ditë të vetme. Puna e gjykatave duhet të komunikohet në mënyrë aktive dhe në mënyrë proaktive. Kjo është veçanërisht e rëndësishme në disa raste”, ka thënë ajo.

Më tej, ajo ka shtuar se publiku në disa raste shpall dikë fajtor, pa ndodhur një gjë e tillë.

Kur qytetarët kanë pritje të ndryshme nga një aktgjykim dhe aktgjykimi është tjetër, si e komunikojmë shpalljen fajtor, kjo është një sfidë e madhe për gjyqësorin. Për shkak se nëse gjykata liron të pandehurin, atëherë kjo duhet të kombinohet me komunikim efektiv, duke detajuar me fjalë shumë të thjeshta vendimin. Në këtë mënyrë, qytetarët do t’i ekspozohen mirëpritjes së informatave në një rast që është në shenjë të publikut”, ka shtuar ajo.

Lajme të ngjashme