Eksperti mjeko-ligjor: Liridona Ademaj u vra nga një distancë 2-5 centimetra - NACIONALE

Eksperti mjeko-ligjor: Liridona Ademaj u vra nga një distancë 2-5 centimetra

11 muaj më parë

nga NACIONALE

Gjatë dëshmisë së tij në seancën ndaj Naim Murselit, Kushtrim Kokallës dhe Granit Plavës, eksperti mjeko-ligjor Naim Uka i cili ka kryer autopsinë e tani të ndjerës Liridona Ademaj, tha se distanca e qitjes ka qenë 2-5 centimetra.

“Gjatë ekzaminimit të plagës hyrëse kemi konstatuar përreth vrimës hyrëse prezencën e faktorëve plotësues të qitjes, të cilët kanë shkaktuar edhe djegien lëkurore me prezencë të grimcave të barutit dhe në bazë të këtyre provave mjeko-ligjore është konstatuar se distanca e qitjes sillet prej 2 deri në 5 cm. Përjashtohet mundësia e vrasjes me puthitje apo gjysmëputhitje për shkak të mungesës së stampimit të tytës së armës në indet e buta përreth vrimës hyrëse të plagës”, tha Uka, raporton “Betimi për Drejtësi“.

Lajme të ngjashme