E sulmoi seksualisht kushëriren, Gjykata e dënoi veç me kusht pasi prokuroria e rikualifikoi lëndën - NACIONALE

E sulmoi seksualisht kushëriren, Gjykata e dënoi veç me kusht pasi prokuroria e rikualifikoi lëndën

4 vjet më parë

nga NACIONALE

Një rast i sulmit seksual, që ndodhi në vitin 2020 në një fshat të Vushtrrisë, ishte gjykuar po ashtu me një aktgjykim të lehtë. Madje, gjatë procesit gjyqësor, lënda ishte rikualifikuar, duke e dënuar të pandehurin vetëm me gjashtë muaj burg me kusht. Madje, një gjë e tillë e shpëtoi Y.RR, nga dënimi deri në 10 vite burg, siç parashihej në aktakuzë para rkualifikimit.

I pandehuri kishte sulmuar kushërirën e tij, duke e ndjekur, pastaj rrëzuar, e duke ia mbyllur gojën, të cilin sulm gjyqtari Ferki Xhaferi, të akuzuarin e dënoi me 6 muaj burgim me kusht.

Kjo edhe pasiqë prokurorja e rastit Sllavica Mavric e rikualifikoi veprën.

Nga kualifikimi i parë ku i akuzuari mund të dënohej deri në 10 vite burgim, në rikualifikim me maksimumin e dënimit 1 vjet.

Por, nuk ndodhi asnjëra. Duke u thirrë në disa rrethana lehtësuese, Y.RR, u dënua vetëm 6 muaj me kusht.

Tashmë i dënuar Y.Rr i cili ishte prind, baba i një fëmije 6 vjeçar, kishte sulmuar seksualisht kushërirën e tij, teksa e njejta ishte duke mbikqyrë bagëtitë e saja në arat e fshatit.

I dënuari me vetëm 6 muaj burgim me kusht, me njërën dorë e kapë për dore të demtuarën duke e shtrënguar e me tjetrën e rrëzon në tokë.

“Me datën 22.06.2020 rreth orës 18:20 minuta, ne fshatin R. komuna e Vushtrrisë, konkretisht ne një are ne adresën e lartëcekur i pandehuri sulmon seksualisht te dëmtuarën A. Rr. për qellim seksual pa pëlqimin e te dëmtuarës, ashtu qe ditën kritike derisa e dëmtuara ishte duke shëtitur me biçiklete se bashku me dëshmitaren-motrën e saj Q. Rr. e për një moment me te arritur tek arat e dëmtuara futet me qellim qe ti shoh bagëtitë dhe ti kontrolloje se a kane qene ne gjendje te rregullt, ne momentin kur donë të del nga ara hase ne kushëririn e tij-te pandehurin Y. Rr. te cilin e përshëndetë e ne momentin kur e dëmtuara ia zgjate dorën i njëjti ia shtrëngon fillimisht dorën, e tërheqë prej vetes duke e përqafe me dorën tjetër, me pastaj te njëjtën e shtyen rreth 3-4 hapa duke e rrezuar për toke, e ne momentin kur e dëmtuara fillon qe te bërtasë duke kërkuar ndihme, i pandehuri tenton qe t’ia mbylle gojën me dorën e tij, e dëmtuara arrin qe te largohet nga i pandehuri, ndërsa i pandehuri ike nga vendi i ngjarjes, kurse e dëmtuara se bashku me motrën e saj lajmërojnë familjen me pastaj edhe policinë.”, thuhet në akgjykim.

Gjykata Themelore në Vushtri krejt këtë “sulm seksual” e ka parë si të mjaftueshme ta gjykojë me një denim me kusht, prej 6 muajsh.

Prokurorja kishte bërë rikualifikimin e lëndës

Prokurorja e Prokurorisë Themelore në Mitrovicë, Sllavica Mavric, kishte rikualifikuar veprën penale, nga “sulm seksual” paragrafi 3 në “sulm seksual” paragrafi 1.

Dallimi në mes këtyre dy paragrafëve është se në kualifikimi sipas paragrafit 3, ka të bëjë me përdorimin e forcës nga i dyshuari drejt të dëmtuarës.

E që dënimi minimal është 3 vite burgim e ai maksimal 10 vite burgim

Kurse paragrafi 1 është më i butë dhe parasheh denim deri në 1 vit burgim.

Prokurorja e këtij rasti, para Gjykatës është shprehur se nuk ka arritur ta vërtetojë se ka pasur përdorim të forcës gjatë kryerjes së aktit.

“Gjatë seancës së shqyrtimit fillestar te dt.19.08.2020, Prokurorja e Shtetit, ne Prokurorinë Themelore në Mitrovicë, Sllavica Mavric, ka bere rikualifikimin e veprës penale me ç ‘rast ka deklaruar se: duke vështruar shkresat e lendes, sidomos deklaratën e te dëmtuarës A. Rr. dhe dëshmitares Qendresa Rrustemi, raportin mjekësor te qendrës spitalore ne Vushtrri, pas kontrollimit te te dëmtuarës, bëj rikualifikimin e kësaj vepre penale, ashtu qe ne vend te kualifikimit i cili ka qene ne aktakuze ku i pandehuri është dyshuar për vepre penale “Sulm Seksual” nga neni 229 pa.3 pika 3.2 te KPRK-se tani e rikualifikoj si vepër penale “Sulml Seksual” nga neni 229 par.1 te KPRK-se. Po ashtu ka shtuar se ne këtë rast nuk ka qene prezent përdorimi i forcës, ashtu siç është përcaktuar fillimisht ne aktakuze dhe nga ato arsye bën edhe rikualifikimin e kësaj vepre penale.” Thuhet në Aktgjykim.

Ndërsa Gjykata në shqiptimin e dënimit meritor në këtë rast, ka marrë parasysh se i akuzuari e ka pranuar vëprën penale dhe se i ka premtuar gjykatës se nuk do ta përsërit të njejten e se familjet janë pajtuar

.

“Me rastin e matjes dhe shqiptimit te dënimit gjykata i vlerësoi te gjitha rrethanat te cilat konform nenit 69 te KPRK-se ndikojnë ne llojin dhe lartësinë e dënimit, ashtu qe si rrethane lehtësuese për te akuzuarin gjeti se e ka pranuar fajësinë, se familja e tij dhe e te dëmtuarës janë pajtuar, se më parë nuk ka qenë i gjykuar, ndërsa rrethana posaçërisht rëndësuese nuk gjeti, andaj Gjykata te akuzuarin e gjykoi si ne dispozitiv te këtij aktgjykimi, duke gjetur se ky dënim është dënim adekuat me shkallen e rrezikshmërisë se veprës penale.” Thuhet në arsyetimin e Aktgjykimit.

Gjatë ditës, Nacionale ka botuar edhe të tjera aktgjykime skandaloze për ngacmimet nga gjykatat e Kosovës.

Lajme të ngjashme