Vendimet skandaloze të Gjykatës në Viti: Tri dënime me kusht e me gjobë për ngacmim - NACIONALE

Vendimet skandaloze të Gjykatës në Viti: Tri dënime me kusht e me gjobë për ngacmim

1 vit më parë

nga NACIONALE

Rasti i dhunimit të 11-vjeçares ka hapur një debat të madh në shoqërinë kosovare rreth aktgjykimeve të buta të gjykatave të Kosovës rreth rasteve të ngacmimit e dhunimit seksual. Shumë aktgjykime me burgim me kusht e dënime me gjoba janë shqiptuar nga gjykatat e Kosovës, e të cilat gjerësisht po konsiderohen si shumë të buta.

Njëjtë ështe edhe në Gjykatën Themelore të Vitisë, që është degë e Gjykatës Themelore të Gjilanit.

Në tri aktgjykime publike në lidhje me ngacmim, gjykatësit e Komunës së Vitisë kanë shpallur dënime me kusht dhe me gjobë.

Gjyqtarët Blerina Jakupi-Ramadani e Nexhat Aliu nuk e kanë dënuar asnjë person me burg efektiv për ngacmim, edhe pse disa prej tyre në vazhdimësi kanë shqetësuar viktimat.

Të tri dënimet janë liruese, pra dënim me kusht ose me gjobë, njëra prej të cilave nuk ezkekutohet.

Ngacmimet me dënime të lehta

Në aktgjykimin e datës 30 nëntor 2018, gjyqtari Nexhat Aliu ka shpallur një aktgjykim në lidhje me çështjen penale për ngacmim.

Në përshkrimin e veprës së kryer, Gjykata konstaton se i dënuari ka ngacmuar tri viktima, madje duke i prekur këmbëve e duarve.

“Me datën 16.03.2016, reeth ores 17:00 minuta, ne Viti tek pasqyrja i panduhuri perfshihet ne sjellje te vemendjes se vazhdushme me qellim te ngacimimit ndaj te demtuarve E.L, E.R dhe SH.Q, me gjeste dhe veprime, i ngacmon duke ia bere me sy, duke i ngritur vetullat lart, veprime keto, te perseritura deri sa kryente sherbime si taksi ne raste te ndara ndaj ketyre te demtuarve, te cilat i ka ngacmuar, duke i prekur kembeve me duar, duke iu dhene komplimete se jane te mira dhe duke kerkuar nga te nejtat qe te dalin ne destinacione te caktura me qellim qe me te njejtat, te kete mardhenje seksuale,”, shkruhet në vendim.

Ndonëse gjykatësi e shpallë fajtor të akuzuarin H.M., nuk e dënon me burgim efektiv, por me kusht.

Gjykata e gykon:

Me denim burgu në kohzgjatje prej 60 (gjashtdhjetdite) ) ditësh, i cili dënim nuk do të egzekutohet, ME KUSHT që në afat prej 12 muajsh mos të kryej vepër tjetër penale.

Obligohet i akuzuari që në emër të shpenzimeve të procedurës penale të paguaj shumën prej 20,00 € (njizeteuro), kurse në emër të paushallit gjyqsor shumën prej 10,00 € (dhjeteuro).”, thuhet në aktgjykim.

Ndërsa të dëmtuarat udhëzohen të ndjekin kontest civil për realizimin e kërkesës pasurore juridike.

Gjykatësi i rastit, në këtë aktgjykim, thekson se e ka marrë parasysh pranimin e fajësisë dhe pendimin e të pandehurit.

Gjatë matjes dhe shqiptimit të dënimit, gjykata ka pasë parasysh pranimin e fajsisë pa asnjë hezitim, është penduar thellë per kryrjen e kesaj vepre penale, më pare nuk ka qenë i dënuar dhe se për gjykatën nuk është i njohur si kryes i veprave penale të këtij lloji apo të ndonji lloji tjetër.”, theksohet në aktgjykim, teksa Gjykata shprehet e bindur “se edhe ky denim do të ndikoi pozitivisht tek i akuzuari”.

I njëjti gjykatës, ka vendosur edhe për një lëndë tjetër, ku i pandehuri akuzohej për ngacmim të një vajzeje të mitur.

Gjykata thekson se i pandehuri A.S. me dashje e me qëllim të ngacmimit, kishte ushtruar edhe dhunë ndaj të miturës.

Me datën 24.09.2019 deri me dt.25.09.2019, I pandehuri A.S me dashje me qëllim te ngacmimit, shqetesimit , frikës dhe ndjenjes se pasigurise me sjelljen e komunikimin e tij të vazhdueshëm per shkak te refuzimit per krijimin e një lidhje nga e dëmtuara e mitur M. e cila edhe me dt.06.09.2019, kishte raportuar rastin duke hequr telefonin dhe mbyllur të gjitha rrjetet sociale, i pandehuri në pamundesi Të vëjë kontakt me te demtuarën, i shkruan shoqes se saj në adresën “efatije.dije” se do ti publikojë fotot nëse edhe nje here e paraqet, po ashtu me daten 25.09.2019. I shfaqet tek shkolla duke qendruar në pritje dhe kur e demtuara del nga shkolla i pandehuri e mbeshtet per muri te një shtëpie duke komunikuar me dhunë me të perkunder vullnetit te saj, me ç’rast kalojne nje patrullë e policies dhe e vërejne, ashtu që me komunikimin e tij te vazhdueshem permes shkrimeve, percjelljes dhe vezhgimit, tek e njejta ka shkaktuar frikë dhe shqetësim të madhe emocional.”, shkruhet në këtë aktgjykim.

Ndonëse fillimisht gjykatësi e dënoi me burgim efektiv prej 40 ditësh, në fund një dënim i tillë shndërrohet në dënim me gjobë prej 500 euro.

E gjykatësi përsëri ka theksuar pendimin si një rrethanë shqetësuese, përfshirë sjelljen korrekte e praninë e fajësisë.

Gjatë matjes dhe shqiptimit të dënimit, gjykata ka marrë parasysh sjelljen korrekte në gjykatë, ka pranuar fajsinë pa asnjë hezitim qysh në shqyrtimin fillestar, pendimin se nuk do të përsëris kryerjen e veprës penale, më pare nuk ka qenë i dënuar dhe për gjykatën nuk është i njohur si kryes i veprave penale të këtij lloji apo të ndonji lloji tjetër.”, theksohet në aktgjykim.

Edhe Blerina Jakupi-Ramadani, gjykatëse në Gjykatën në Viti, ka vendosur një aktgjykim në lidhje me ngacmim, duke e dënuar vetëm me gjobë prej 1800 eurosh, e cila nuk ezkekutohet.

Sipas procesverbalit të Gjykatës, ngacmimi ka ndodhur nga një burrë karshi një burri tjetër.

Gjykata e gjen fjator të akuzuarin se

“Prej muajit mars të vitit 2020 dhe deri me datë 20.10.2020, në fshatin Devajë K. Viti, me anë të sjelljeve të vëmendjes së vazhdueshme dhe të padëshirueshme, me qëllim të ngacmimit e ka shqetësuar të dëmtuarin NN, ashtu që herë pas here e ka thirr në telefon dhe shumë herë i ka dërguar mesazhe në rrjete sociale me përmbajtje ngacmuese, duke kërkuar që të takohet me të, si dhe duke shkuar herë pas here tek shtëpia e të dëmtuarit, duke i sjellë gjëra pa dëshirën e të dëmtuarit, duke e përcjellë të dëmtuarin tek fakulteti, kështu që i pandehuri me veprimet e tij përfshihet në sjellje të vëmendjes së vazhdueshme dhe të padëshirueshme, me çka tek i dëmtuari shkakton shqetësim të madh emocional, frikë dhe pasiguri për jetën dhe trupin e tij.”, thuhet në aktgjykim.

E gjykata i shqipton dënim me gjobë.

Dënim me gjobë në shumë prej 1.800 (njëmijëetetëqind) euro, i cili dënim nuk do të ekzekutohet nëse i akuzuari në periudhën e verifikimit prej 1 (një) viti, nuk kryen ndonjë vepër tjetër penale”, thuhet tutje.

Sigurisht, Gjykata edhe në këtë rast ka përmendur pendimin si rrethanë lehtësuese gjatë shqiptimit të dënimit.

Lajme të ngjashme