Dhjetë raste të dhunës në familje brenda 24 orëve në Kosovë - NACIONALE

Dhjetë raste të dhunës në familje brenda 24 orëve në Kosovë

1 vit më parë

nga Rea Sefa

Policia e Kosovës ka njoftuar se brenda 24 orëve të fundit në Kosovë, janë raportuar dhjetë raste të dhunës në familje.

Kështu bëhet e ditur në raportin 24 orësh të policisë.

Dy raste janë raportuar në Prishtinë, një në Lipjan, një në Podujevë, një në Gllogoc, një në Novobërdë, dy në Gjilan, një në Prizren dhe një në Malishevë.

RASTET:

Prishtinë 29.03.2023 – 00:00-07:00.
Është arrestuar i dyshuari kosovar për shkak se kishte sulmuar fizikisht viktimën kosovare. Viktima ka pranuar trajtim mjekësor, ndërsa i dyshuari me urdhër të prokurorit pas intervistimit është dërguar në mbajtje.

Prishtinë 29.03.2023-15:00.
Ankuesja femër kosovare ka raportuar se pas një mosmarrëveshje i dyshuari mashkull kosovar i ka shkaktuar dhunë psikike viktimës femër kosovare. Lidhur me rastin i dyshuari është arrestuar dhe nga i njëjti është konfiskuar një pistoletë me leje përkatëse dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje .

Lipjan 29.03.2023 – 06:45.
Ankuesja kosovare ka raportuar se është sulmuar fizikisht nga i dyshuari kosovar. I dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Podujevë 29.03.2023-19:25.
Viktima femër kosovare ka raportuar se i dyshuari mashkull kosovar ka ushtruar dhunë psikike dhe fizike ndaj saj. Rasti nën hetime.

Gllogoc 29.03.2023 – 11:06.
Ankuesja kosovare ka raportuar se i dyshuari mashkull kosovar në gjendje të dehur ka shkaktuar probleme në shtëpi duke demoluar orenditë. I dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Novobërdë 29.03.2023-13:00.
Viktima femër kosovare ka raportuar se i dyshuari mashkull kosovar pas një mosmarrëveshje i ka shkaktuar dhunë fizike dhe psikike. I dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit, është dërguar në mbajtje.

Gjilan 29.03.2023 – 00:36.
Është arrestuar i dyshuari kosovar për shkak se kishte kanosur disa persona dhe kishte demoluar gjësende nëpër shtëpi. I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Gjilan 29.03.2023-20:50.
Viktima femër kosovare ka raportuar se pas një mosmarrëveshje verbale, përmes mesazheve është kanosur nga i dyshuari mashkull kosovar i cili është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Prizren 29.03.2023-12:00.
Ankuesja femer kosovare ka raportuar se pas fjalosjes me të dyshuarin mashkull kosovar i njëjti e kishte demoluar shtëpinë, dhe më pas ishte larguar nga vendi i ngjarjes . Lidhur me rastin është informuar prokurori, rasti është duke u hetuar.

Malishevë 29.03.2023-17:45.
Viktima femër kosovare ka pranuar tretman mjekësor pasi që e njëjta pas një mosmarrëveshje verbale është sulmuar fizikisht nga i dyshuari mashkull kosovar. Lidhur me rastin palët janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit i dyshuari është arrestuar dhe dërguar në mbajtje.

Lajme të ngjashme