"Dështuan tre konkurse", Avokatura Shtetërore me zëvendësuese, MD-ja thotë se s'është faji tyre - NACIONALE

"Dështuan tre konkurse", Avokatura Shtetërore me zëvendësuese, MD-ja thotë se s'është faji tyre

11 muaj më parë

nga Arbër Ramadani

Për më shumë se një vit Fitore Gajtani, udhëheq me Avokaturën Shtetërore e cila funksionon në kuadër të Ministrisë së Drejtësisë. Ndonëse ajo në fakt nuk e ka titullin e Avokatës së Përgjithshme Shtetërore. Kjo pasi, kjo pozitë tash e më shumë se një vit, nuk po plotësohet.

Ky institucion i cili e përfaqëson shtetin në konteste të ndryshme, cilësohet jashtëzakonisht i rëndësishëm në mbrojtjen e interesave shtetërore. Por, siç duket Ministria e Drejtësisë e ajo e Administratës, nuk po “nguten”, që këtë pozitë ta bëjnë me udhëheqës të ligjshëm.

Ministria e Drejtësisë në një përgjigjje për Nacionalen, kanë thënë se znj. Gajtani është caktuar si zëvendësuese e Avokatës së Përgjithshme, në mënyrë që kjo pozitë vakante, të mbulohet.

“Pozita e zëvendës Avokates së Përgjithshme është në përputhje me legjislacionin në fuqi. Znj. Fitore Gajtani është caktuar zëvendësuese e Avokates së Përgjithshme, me qëllim të përmbushjes së obligimeve ligjore për mbulimin e pozitës vakante të Avokatit të Përgjithshëm Shtetëror.”

Tutje nga kjo ministri është bër e ditur se deri tash kanë dështuar tre konkurse për këtë pozitë. E sipas Ministrisë së Drejtësisë, për arsyet e dështimit, e specifika të tjera ata nuk janë përgjegjës, por Ministria e Punëve të Brendshme dhe Administratës.

“Nga periudha e caktimit të pozitës me zëvendësues ka pasur konkurse, deri më tani kanë qenë tre (3) konkurse të hapura publike, por për të dhëna të sakta, kompetente është MPB – Departamenti për Menaxhimin e Zyrtareve Publik, sepse ata janë përgjegjës për zhvillimin e procedurave të rekrutimit për pozita të larta drejtuese. Po ashtu i kanë të dhënat sa aplikues kanë qenë në këto konkurse dhe arsyet e anulimit të konkurseve.

Me vet faktin e shpalljes së konkurseve, Ministria e Drejtësisë sigurisht që ka në plan emërimin e Avokatit të Përgjithshëm Shtetëror, megjithatë shpallja e konkursit dhe i gjithë procesi deri në emërim nuk është në kompetencën e Ministrisë së Drejtësisë. “ – thonë nga MD.

E Ministria e Punëve të Brendshme, nuk ka kthyer asnjë përgjigjje për Nacionalen, anipse pyetjet janë shtruar tash e më shumë se një javë.

Çka thotë ligji?

Neni 66 i Ligjit për Zyrtarë Publik, i cili mban titullin Kohëzgjatja e marrëdhënies së punës, në pikën 3 të tij, specifikon rastet kur një marrëdhënie e punës mund të lidhet për një periudhë të caktuar.

Në tri nga rastet e përcaktuara me ligji, siç janë, zëvendësimi në rastet e mungesës së përkohëshme, në rastet e ngarkesës së punës ose për projekte të caktuara, për secilën nga këto thuhet se Kontrata e Punës nuk mund të lidhjet për periudhë më të gjatë se një vjet.

Tutje në nenin 81 të pot ë njejtit ligj, ku përcaktohen specifikat se kur një zyrtar mund të ushtroj një funksion, përkohësisht thuhet se marrëdhënia e tillë zgjat, për aq sa zgjat shkaku, por në asnjë rast më shumë se një (1) vjet. : Marrëdhënia e punës për një periudhë të caktuar lidhet për periudhën sa vlerësohet se zgjat shkaku, por nuk mund të jetë më shumë se 1 vit.” – thuhet aty.

Çka është Avokatura Shtetërore?

Avokatura Shtetërore përfaqëson Ministrinë, Qeverisn dhe entitete tjera pranë organeve gjyqësore, pranë arbitrazheve si dhe organeve tjera administrative. Ka për detyrë hartimin e parashtresave ligjore, memorandumeve dhe ndonjë dokumenti tjetër që kërkohet në lidhje me përfaqësimin gjyqësor që përfshinë Qeverinë e Kosovës. Përfaqëson Ministrinë dhe entitetet tjera që janë pjesë e Qeverisë së Kosovës në ndërmjetësim si dhe procedura të zgjidhjes së mosmarrëveshjeve alternative, brenda limitit të autoritetit të deleguar.

Oërgatit këshilla ligjore, rekomandime, vendime, udhëzime e opinione brenda Ministrisë.

Përcjellë, shqyrton dhe analizon dispozita ligjore në lidhje me përfaqësimin gjyqëosr për përcaktimin e pengesave normative dhe administrative.

Bashkëpunon me të gjitha palët që janë subject në procedurë gjatë procesit të përfaqësimit gjyqësor.

Lajme të ngjashme