Dëshmitari 6 flet për tentativat që të kontaktonte me Adem Demaçin dhe Jakup Krasniqin
Dëshmitari 6 po vazhdon dëshminë e tij në Gjykatën Speciale.
Ai ka folur për Adem Demaçin, duke thënë se kishte lexuar që Demaçi ishte mbi UÇK-në, raporton Nacionale.
Nacionale sjell bisedën e dëshmitarit 6 me avokatin e Jakup Krasniqit:
Avokati: Është e drejtë të themi se familja juaj u përpoq të kontaktonte Adem Demacin
Dëshmitari: Po
Avokati: Të kujtohet kur ka ndodhur?
Dëshmitari: Në vitin 1998
Avokati: Kur në 1998?
Dëshmitari: Jo
Avokati: Te kjo intervistë ke thënë që në vitin 1998? Prokuroriia të pyet mos nga vjeshta, ti je përgjigjur po mbase nga vjeshta. Kështu të kujtohet ende?
Dëshmitari: ndoshta u kanë vjeshta.
Avokati: Prokurori të ka pyetur kush ishte Adem Demaçi, ti ke thënë që në atë kohë Adem Demaci ishte mbi UÇK-në?
Dëshmitari: Në atë kohë ashtu ka qenë.
Avokati: Kështu thonin njerëzit në fshat apo jo?
Dëshmitari: Edhe në fshat, edhe në lajme në televizor.
Avokati: Të kujtohet të kenë thënë njerëzit që Adem Demaci ka qenë përfaqësuesi politik i UÇK-së?
Dëshmitari: Ashtu thojshin, edhe për atë jemi shku në Prishtinë.
Avokati: Ti poashtu i ke thënë prokurorisë se shkove në fshatin e Jakup Krasniqit?
Dëshmitari: Nuk dëgjohet
Avokati: Kishe dëgjuar që Jakup Krasniq ishte zëdhënës i UCK-së?
Dëshmitari: Po
Avokati: A të kujtohet kur ke shkuar në fshatin e tij?
Dëshmitari: Po. U kanë shtator ndoshta 1998.
Avokati: Ti personalisht nuk e njihje Jakup Krasniqin dhe asnjëherë nuk ke qenë anëtar i UCK-së?
Dëshmitari: Nuk dëgjohet.
Avokati: Ti informacionin për këtë e kishte nga gjërat që ke dëgjuar në media apo televizor, apo nga fshatarët?
Dëshmitari: Po
Avokati: Kur i the prokurorisë që Jakup Krasniqi ishte mbi ushtrinë, këtë e kë thënë se ke dëgjuar që ishte zëdhënës apo jo?
Dëshmitari: Nuk dëgjohet
Avokati: A të kujtohet emri i fshatit që ke shkuar?
Dëshmitari: Sa muj me dit Negroc.
Avokati: Edhe emrin e fshatit nga mediat e ke mësuar?
Dëshmitari: Nuk dëgjohet.
Avokati: Shkove te fshati e nuk i the askujt më herët që po shkoje?
Dëshmitari: Ishte nana ajo që lypte me shku e më duhej me dërgu.
Avokati: Dhe kur shkove atje msove se Krasniqi nuk ishte aty?
Dëshmitari: Po
Avokati: Duke qenë se nuk ishte, nuk biseduat ndonëjherë konkretisht me Jakup Krasniqin?
Dëshmitari: Nuk kemi biseduar.