Ish-presidentja Osmani ende pa qëndrime për zhvillimet e fundit: Qëndrimet i shprehim pas mbledhjes
Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, e cila është edhe deputet e LDK-së, ende nuk ka qëndrim për zhvillimet e fundit.
Derisa ka hyr në mbledhjen e Grupit Parlamentar të LDK-së, ajo ka thënë se qëndrimet e saj për situatën do t`i shpreh pas mbledhjes.
“Është takimi i grupit parlamentar, natyrisht për zhvillimet e fundit. Sapo të përfundojë takimi do të kemi deklaratë të përbashkët”, ka thënë ajo, duke shtuar se më në detaje do të flas më vonë.
“Çdo ditë jam në Kuvend. Çdo ditë jam në Kuvend. Edhe sot isha në Kuvend. Ne jemi në përkrahje të mbrojtjes së Kushtetutës, kurse qëndrimet më në detaje do t’i publikojmë sot menjëherë pasi të përfundojë takimi i grupit parlamentar”, ka thënë Osmani.