Dëbohet për 5 vjet nga Zvicra kosovari që masturboi në prani të djalit të tij - NACIONALE

Dëbohet për 5 vjet nga Zvicra kosovari që masturboi në prani të djalit të tij

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Një 48 vjeçar kosovar u dënua nga Gjykata e Lartë Penale e Luganos me 20 muaj burgim me kusht dhe dëbim nga Zvicra për 5 vjet, pasiqë ai kishte masturbuar në prani të djalit të tij të mitur, për tre herë me radhë. Gjithashtu, ai ishte paditur nga fëmijët e tij për dhunë sistematike ndaj tyre.

Klan Kosova raporton se gjatë fazës së marrjes në pyetje mëngjesin e sotëm, burri e kishte fajësuar djalin e tij.

Nëse nuk donte të më gjente duke masturbuar, djali duhej të qëndronte në dhomën e tij”.

Por më pas, i pyetur nga gjyqtari, kosovari me banim në Zvicër ka pranuar se një sjellje e tillë nuk është normale, duke u shprehur se i vjen turp për atë që ka bërë.

Gazeta zvicrane Laregione, tutje, raporton se nuk ishte ndjenja e fajit për atë që i shkaktoi të birit, por terrori i dëbimit dhe rikthimit në Kosovë, në vendin e origjinës.

Dëbimi u urdhërua edhe për shkak se, pavarësisht qëndrimit të gjatë në Zvicër, nga viti 1999, i pandehuri nuk është integruar fare në shoqërinë tonë. Nuk ka punuar kurrë, ka jetuar vetëm me asistencë sociale, i janë grumbulluar borxhet dhe ka bërë një jetë larg vlerave të vendit tonë”. Me pak fjalë, “mënyra dhe zakone të jetës që janë të papranueshme në komunitetin tonë”, u tha në gjykatë.

Lajme të ngjashme