“Dallohej për inteligjencë”, “peng i kolegëve”: Çka tha gazetari britanik për Hashim Thaçin? - NACIONALE

“Dallohej për inteligjencë”, “peng i kolegëve”: Çka tha gazetari britanik për Hashim Thaçin?

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Peter Beaumont, gazetar i njohur britanik, dje ka publikuar një artikull në The Guardian kushtuar nisjes së gjykimit të ish-krerëve të UÇK-së në Hagë, ku me theks të veçantë përmendet Hashim Thaçi. Çka tha z. Beaumont në shkrimin e tij?

Artikulli në fjalë ishte titulluar “Tribunali i krimeve të luftës mbi atë se sa shumë dinte ish-presidenti i Kosovës”.

Gazetari Beaumont sipas The Guardian ka raportuar gjerësisht nga zonat e luftës, përfshirë Afrikën, Ballkanin dhe Lindjen e Mesme. Megjithatë, në shkrimin e tij vërehen tone mjaft dashamirëse ndaj ish-presidentit të Kosovës.

Admiruesit e Thaçit

Në fakt, i gjithë shkrimi graviton rreth figurës së ish-presidentit Thaçi dhe afërsisë që kishte ai me disa prej ish-liderëve botërorë. Por, aty thuhen gjëra mjaft interesante.

“Thaçi kishte mirëpritur ish-kryeministrin britanik Tony Blairin, një prej mbështetësve ndërkombëtarë më të njohur të UÇK-së. Kishte takuar për një birrë liderin liberal-demokrat Sir Paddy Ashdown. Madeleine Albright, asokohe sekretare amerikane e shtetit ishte një admiruese e zëshme e tij, dhe Hillary Clintoni e takoi më vonë Thaçin derisa e kishte të njëjtën pozitë (sekretare e shtetit).” – janë rreshtat që thuhen fillimisht.

Në një paragraf tjetër ku flitej për Thaçin në UÇK, thuhen këto fjalë:

“Atëbotë në fund të të njëzetave, ai (Thaçi) dallohej nga komandantët tjerë (të UÇK-së) për kah inteligjenca dhe vetëbesimi i tij...”

‘Peng’ i disa komandantëve të UÇK-së

Sipas një ish-zyrtari që e citon z. Beaumont, Thaçi kishte “një aurë të autoritetit” e megjithatë kishte pasur një dështim të madh. Cili ishte ai?

“Megjithatë kishte dështuar që ta rishpikte veten si një politik të pavarur, siç i ishte kërkuar nga disa prej politikanëve perëndimorë që e admironin. Në vend të kësaj, ai mbeti peng i kolegëve të tij të vjetër në komandën gjenerale të UÇK-së, zgjedhje kjo që do ta linte përfundimisht të lëndueshëm nga përndjekja penale kur pyetje të rënda dolën në dekadën pas luftës për UÇK-në.” – shkruhet në këtë artikull.

Akuza

Në artikull tregohet edhe për akuzën e Zyres së Prokurorisë Speciale. Aty tregohen shkurtimisht pretendimet e Prokurorisë por edhe fjala e mbrojtjes së Thaçit.

Sipas z. Beaumont, duket gati e sigurt se “(gjykimi) do të rishkruajë historinë e konfliktit (luftës së Kosovës)”.

“Ai ishte oportunist,” – i tha një person i paemër gazetarit. “Ai ishte pjesë e struktrusë komanduese, por kishte shumë rivalitet në nivel lokal. Pyetja është, çfarë kontrolli ai kishte dhe deri në ç’masë e përdori?”

Lajme të ngjashme