Cila ishte deklarata e avokatit Ben Emmerson për të cilën Halitjaha reagoi ashpër? - NACIONALE

Cila ishte deklarata e avokatit Ben Emmerson për të cilën Halitjaha reagoi ashpër?

10 muaj më parë

nga NACIONALE

Seanca e sotme në Hagë ku po dëshmon Sadik Halitjaha, në një moment u përcoll me një deklaratë të ashpër.

Halitjaha tha se mori një goditje nën brez nga Kadri Veseli dhe avokati i tij Ben Emmerson.

Kjo pasi avokati Emmerson tha se Halitjaha me dëshminë e tij mund ta inkriminojë veten, duke pasur parasysh se ka prova se ai ka dhënë urdhër për disa rrëmbime.

E Halitjaha tha se kjo deklaratë ishte thikë pas shpine.

Deklarata e Emmerson dje:

“Sikurse mund të dini i nderuar gjykatës, ky dëshmitar citohet si atë në Amerikë e quani bashkëkonspirues pa aktakuzë dhe kjo shtjellohet më tej në paragrafin 155 të aktakuzës dhe shtjellohet më tej në paragrafin 329 të dosjes së gjykimit paraprak të Prokurorisë”.

“Ajo ka të bëjë me një incizim që e keni çuar edhe më herët dhe lidhet me një pretendim që ky dëshmitar ka urdhëruar rrëmbimin e tri anëtarëve të familjeve të dëshmitarëve, tri gra të cilat janë gjetur të vdekura”, tha Emmerson.

“Pra, e di që në shënimin një apo dy thuhet diku që dëshmitari që ka thënë se nuk e kam problem a do të dënohem a po jo, megjithatë për ne nuk është e qartë në qoftë se Prokuroria ia ka bërë me dije dëshmitarit që dëshmitari jo vetëm që mbetet nën dyshim, por është një element shumë i rëndësishëm kundër të akuzuarve, pra sikur që e thash më përpara thuhet që ai të jetë personi që ka kryer njërin prej krimeve që është pjesë përbërëse e aktakuzës”.

Fjalimi i Halitjahës pa ndërhyrje:

Keq që po drejtohem këtu. Z. Emmerson po pret në këmbë. Do të doja ta ndajmë kohën, të më jepet mua koha e avokatit që do ta ezauronte kohën e fjalës, edhe nuk kam dëshirë që gjërat pa relevancë të përsëriten, stërhollohen. Më vjen keq për dinamizmin e gjykatës që po pengohet. Sa do le të pyet prej kur kah lind krishti i përgjigjem. Jam i përgatitur. Tjetra që dua të iu them ditën që më keni nxjerrë jsahtë ka qenë paradjeshit, z.Emmerson ka bërë digresion kundër meje si duket me ndikimin e Kadri Veselit se ashtu erdhi ajo asistentja me një letër, ka thënë se unë jam i shantazhuar. Se pasna pas dhanë urdhër me u dhanë një burrë e dy gra me u vra, koka kanë ankuar që pse nuk kam unë avokat. Kisha dashtë juve të iu drejtohem jo avokatit se ai për mua ishte thikë pas shpine. Ai duhet ta sqaroj rejtë dhe të jetë fer jo të bëj goditje poshtë brezit. Të jetë fer le të tregojë ku është urdhri, ku e ka pa, ku e ka ni. Ku e ka atë kopje të urdhrit. Nuk duhet të thotë i shantazhuar, sepse kurrë në jetë nuk kam qenë i shantazhuar. Mund të më vrasin, por të më ligin e të më shtantazhojnë le ta harron avokati e Kadria që e porositi me thanë ashtu. Nuk kam dashur ta harxhojë buxhetin e Kosovës, sepse pare të majme po merr Emmerson. Njëherë le ta sqarojmë këtë punë, e vazhdojmë pastaj betejën. Do të doja me juve gjyqtarëve, por jo prapa shpinës të flitet se unë jam i kushtëzuar, apo kam faje pse jam këtu. Për atë që jam këtu, jam i ftuar nga ju.

Lajme të ngjashme