Bastisje në "Kobra City": Policia gjen granatë dore e fishekë - NACIONALE

Bastisje në "Kobra City": Policia gjen granatë dore e fishekë

3 vjet më parë

nga Halim Kafexholli

Gjatë ditës së sotme, Policia Rajonale në Prizren dhe Drejtoria e Krimeve të Rënda kanë zhvilluar një aksion ditën e sotme në tre lokacione për rastin në lokalin “Kobra City”, ku mbeti i vrarë një qytetar nga Kukësi nën dyshimin se u vra nga Dibran Hoxhaj i njohur si “Kobra”.

Togeri, Shaqir Bytyqi, ka dhënë detaje për Gazetën Nacionale lidhur me këtë bastisje dhe gjësendeve që Policia ka gjetur në këtë aksion.

Bytyqi tha se në shtëpinë e njërit nga të dyshuarit është gjetur edhe granatë dore.

Kanë vazhduar bastisjet në tri lokacione, derisa është bastis edhe lokali “Kobra City”. Gjatë këtyre bastisjeve janë sekuestruar disa sende dhe aparatura, që mund të përdoren si prova. Në njërën shtëpi të njërit nga të dyshuarit janë gjetur disa fishekë dhe një granatë dore. “Rasti është iniciuar si “Mbajtje apo posedim i paautorizuar i armëve”, tha Bytyqi për Nacionale.

Lidhur me këtë rast, është arrestuar Dibran Hoxhaj dhe pesë persona të tjerë.

Ndaj tyre është caktuar masa e paraburgimit prej 30 ditësh

Çka ndodhi?

Ishte Policia e Shqipërisë, që përmes një njoftimi për media, bëri të ditur se ngjarja dyshohet se ka ndodhur në dalje të Prizrenit dhe se konflikti, kishte nisur në një lokal nate.

“Në momentin që shtetasit V.C., R.Sh dhe A.B, po largoheshin me automjet, dyshohet se shtetasi D. H, ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të automjetit të tyre. Në lidhje me ngjarjen është komunikuar me Policinë kosovare dhe vijon shkëmbimi i informacionit.” – thuhej në njoftim.

Sipas burimeve të portalit Sinjali, në pyetje kishin qenë 400 euro të papaguara nga ana e tre qytetarëve nga Shqipëria. Kur iu kishte ardhur kjo faturë, qytetarët shqiptarë ishin zemëruar aq shumë sa kishin nisur të gjuanin me shishe e të thyenin tavolinat.

Policia e Kosovës arrestoi Dibran Hoxhën, i njohur në pulbik si “Kobra”, njëherit, i dyshuar për vrasjen e 31 vjeçarit nga Shqipëria, Visart Cengu, dhe plagosjen e një tjetri.

“Në mesin e personave që po intervistohen është edhe pronari i lokalit. Po intervistohen rreth 5 persona, deri më tani nuk ka ndalim për ta.” - tha togeri Shaqir Bytyqi.

Ndërkohë, më pas, Prokuroria mori vendim që të njëjtit të dërgohen 48 orë në mbajtje.

“Me urdhër të prokurorit është marrë vendim që të gjashtë të dyshuarit të dërgohen në mbajtje prej 48-orëve.” - i tha Nacionales togeri i policisë Shaqir Bytyqi.

Për të kuptuar se kush është “Kobra”, ftoheni të klikoni KËTU.

Lajme të ngjashme