Bajqinovcit nuk i intereson që Ligji për Byronë është antikushtetues: Vetëm hajnat e politikës do të gëzohen - NACIONALE

Bajqinovcit nuk i intereson që Ligji për Byronë është antikushtetues: Vetëm hajnat e politikës do të gëzohen

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Deputeti i Vetëvendosjes, Mefail Bajqinovci ka reaguar pas rrëzimit të Ligjit Për Byronë e Konfiskimi të Pasurisë së Pajustifikueshme nga Gjykata Kushtetuese.

Ai ka thënë se ky ligj është një goditje e madhe për luftën kundër korrupsionit, por nuk ka përmendur që ligji është antikushtetues.

“Ky ligj ishte një hap i rëndësishëm drejt drejtësisë dhe transparencës, por tani, vetëm hajnat e politikës do të gëzohen” – ka shkruar ndër të tjera ai.

Statusi:

Vendimi i Kushtetueses për të rrëzuar Ligjin për Byronë e konfiskimit të pasurisë është një goditje e madhe për luftën kundër korrupsionit në vendin tonë. Ky ligj ishte një hap i rëndësishëm drejt drejtësisë dhe transparencës, por tani, vetëm hajnat e politikës do të gëzohen. Pa këtë mekanizëm të fuqishëm, kriminelët ekonomikë do të ndihen të paprekshëm dhe qytetarët e ndershëm do të humbasin edhe më shumë besim në sistemin tonë juridik.

Lajme të ngjashme