Avokatja e Sekiraqës në gjendje jo të mirë shëndetësore, shtyhet seanca - NACIONALE

Avokatja e Sekiraqës në gjendje jo të mirë shëndetësore, shtyhet seanca

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Me kërkesën e mbrojtëse së të akuzuarit Enver Sekirqa, avokates Kosovare Kelmendi ka dështuar të mbahet seanca e së premtes në rastin ku Sekiraqa po akuzohet për nxitje të vrasjes së Triumf Rizës.

Në fillim të seancës avokatja Kosovare Kelmendi kërkoi nga gjykata anulimin e seancës me arsyetimin se nuk ishte në gjendje të mirë shëndetësore dhe e kishte të pamundur koncentrimin që të mbrojturit të saj, Sekiraqa të i ofrojë mbrojtjen në mënyrë profesionale.

I akuzuari Sekiraqa ka thënë se pajtohet që shqyrtimi i sotëm të anulohet dhe të shtyhet për një datë tjetër.

Për këtë prokurorja Merita Bina-Rugova ka thënë se ka mirëkuptim, kurse i dëmtuari Shefqet Riza ka thënë se nuk ka koment.

Më pas trupi gjykues në përbërje nga gjykatësit Agim Kuqi, Medie Bytyqi dhe Ngadhnjim Arrni, mori aktvendim me të cilin aprovoi propozimin e avokates që shqyrtimi i sotëm gjyqësor të anulohet dhe të caktohet për një datë tjetër.

Në këto rrethana seanca e sotme u shty, ndërsa e radhës u caktua për datën 30 gusht 2023.

Lajme të ngjashme