Avokati jep një argument: Qe pse Thaçi nuk kishte pushtet mbi komandantët e zonave - NACIONALE

Avokati jep një argument: Qe pse Thaçi nuk kishte pushtet mbi komandantët e zonave

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Avokati i Hashim Thaçit, Gregory Keohe, ka ofruar një argument pse sipas tij, Thaçi nuk ka pasur ndikim mbi komandantët e zonave.

Keohe ka përmendur shkarkimin e Azem Sylës nga pozita e komandantit nga komandantët e zonave, përderisa Hashim Thaçi ishte në Rambuje.

“Z.Thaçi ishte përzgjedhur udhëheqës i delegacionit të Kosovës në Rambuje. Nuk kishte kontroll atëherë mbi UÇK-në. Hashim Thaçi nuk mund ta nënshkruante marrëveshjen e Rambujesë pa pëlqimin e komandantëve të zonave. Ata kishin aq pushtet sa shkarkuan komandantin Azem Syla, edhe Azem Syla ndodhej në Rambuje. Pa i marrë mendim Thaçit apo Azem Sylës, apo askujt tjetër, Azem Syla u shkarkua si komandant dhe u zëvendësua nga Sylejman Selimi. Kjo na çon kah struktura komanduese që paska pushtet efektiv, komandues dhe kontrollues në të gjitha qendrat e ndalimit që përshkroi ZPS-ja dje”, tha Keohe, raporton Nacionale.

“Ky fakt mjafton se nuk ka pasur strukturë komanduese apo kontrolluese nga Hashim Thaçi. Ai nuk kishte kontroll efektiv mbi UÇK-në, dhe as pushtetin përfundimtar mbi UÇK-në. Rambujeja dëshmoi se Thaçi nuk mund të ndalonte apo kontrollonte krimet që kryheshin nëpër zona. Pushteti real iu takonte komandantëve të zonave. Dëgjuam katër orë dhe asnjëherë nuk u përmend fakti që komandanti u shkarkua nga komandantët e zonave përderisa ai ndodhej në Rambuje”, deklaroi ai.

Avokati i Thaçit përmendi edhe Adem Demaçin si përfaqësues suprem politik në UÇK.

Lajme të ngjashme