Avokati i Veselit i drejtohet Gjykatës: Nuk mund t’i trajtoni provat nga Serbia sikur të ishin dele që kalojnë gjatë natës - NACIONALE

Avokati i Veselit i drejtohet Gjykatës: Nuk mund t’i trajtoni provat nga Serbia sikur të ishin dele që kalojnë gjatë natës

3 javë më parë

nga NACIONALE

Avokati i Kadri Veselit, Rodney Dixon, ka vazhduar me fjalën finale në Hagë.

Dixon ka thënë se provat nga Serbia, nuk mund të trajtohen sikur dele që kalojnë gjatë natës.

Është mirë që të shikohet konteksti më i gjërë i zhvillimeve. Ju nuk mund të injoroni atë çfarë ka bërë Serbia, sikurse Serbia të ishte thjesht dele që të kalonin gjatë natës. Ky është rast klasik i dy standardeve i ZPS-së. Dëshmitë tregojnë se sistemi i apartheidit është ushtruar nga Serbia në këtë kohë. Ndërkohë që autorët e veprave kërkuan pajtim në Afrikën e Veriut dhe kërkuan ndjesë për atë çfarë kishin bërë, në Kosovë arkitektët serbë dhe ekzekutuesit bënë të kundërtën; ata akuzuan personat që kanë vuajtur në atë sistem dhe kërkuan që këta që kishin vuajtur të gjykoheshin. Ata jo vetëm kaq, por edhe dhanë provat që kjo të bëhej. Për t’ju thënë ndërkombëtarëve se këta të UÇK-së janë rrugaçë, të paditur“, deklaroi avokati i Veselit.

Lajme të ngjashme