Avokati serb: Kam frikë se Thaçi nuk do të dënohet në Hagë
Avokati serb Toma Fila ka shprehur (sic) frikën e tij se Hashim Thaçi nuk mund të dënohet për krime lufte dhe krimet kundër njerëzimit në Hagë.
Janë 102 emra të viktimave sipas pretendimeve të Prokurorisë Speciale në Hagë, për të cilët akuzohet ish-kryeministri dhe ish-presidenti Thaçi me tre krerët tjerë të UÇK-së.
Avokati Fila i tha TV Pinkut se duhen kushte të veçanta për t’i gjykuar kriminelët.
“Kur Carla del Ponte ishte prokurore, ajo vazhdimisht thoshte se nuk po ofronim prova kundër UÇK-së, që nuk po listonim komandantët e kohës, dhe e di s Zoran Mihatoviqi – kreu i UDBA-s e bëri këtë gjë me urdhër të Zoran Gjingjiqit, dhe ma merr mendja se kanë gënjyer. Vetëm me gjetjet e Dick Martyt rrëfimi merr një kthesë. Ajo çka ka rëndësi këtu është që nuk kemi një padi për shtëpinë e verdhë. Nuk kemi një padi ndaj Shqipërisë që qëlloi mbi njerëzit tanë. Nuk kemi dëshmitarë! Kemi dëshmitarë se dikush ishte kidnapuar... Kemi dëshmitarë se dikush ishte marrë me forcë, por ata nuk dihet ku janë e as kufomet e tyre,” - u shpreh z. Fila më pas.
Avokati nuk është optimistët për provat.
Ai u shpreh se ishte e vështirë për Serbinë që të kisthe prova për të gjitha krimet, por mbështetej te (sic) ndërgjegja e kriminelëve shqiptarë që mund të rrëfenin para se të vdisnin disa prej krimeve të bëra.
Sa i përket Thaçit, ai u shpreh:
“Do ta gjykojnë atë bazuar në ligjet e Kosovës. Kam frikë se s’do të ketë asgjë nga ai gjykim,”
Lusim të gjithë kolegët gazetarë që tekstet e shkruara dhe përkthyera nga Nacionale t’i citojnë pasi t’i publikojnë në gazetat respektive.

