Avokati Dixon: Kadri Veseli duhet të shpallet i pafajshëm dhe të lirohet
Avokati i Kadri Veselit, Rodney Dixon, ka deklaruar se Kadri Veseli duhet të shpallet i pafajshëm dhe të lirohet.
“Ai meriton gjykim të drejtë dhe të duhur. Ai duhet të lirohet dhe të shpallet i pafajshëm për të gjitha akuzat. Nëse ndodh ndryshe, do të ishte një padrejtësi e madhe”, tha ai.
“Do vini në përfundimin që klienti im nuk është i përfshirë në asnjë prej krimeve të cilat pretendon Prokuroria që ai i ka kryer”, tha ai.