Andi Pajaziti që dyshohet për vrasjen në “Bon Vivant” lirohet nga spitali, dërgohet në qendër të paraburgimit - NACIONALE

Andi Pajaziti që dyshohet për vrasjen në “Bon Vivant” lirohet nga spitali, dërgohet në qendër të paraburgimit

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Andi Pajaziti, i njohur me nofkën “Italiani”, është liruar nga spitali pasi ka përfunduar trajtimin atje dhe është dërguar në paraburgim. Pajaziti iu nënshtrua dy intervenimeve, pas përfshirjes në rastin e Bon Vivantit.

Për Nacionalen, nga Klinika Universitare e kanë konfirmuar se Pajaziti është liruar nga aty në gjendje stabile shëndetësore. Kjo sipas tyre ka ndodhur ditën e premte.

I njëjti është dërguar në qendër të paraburgimit.

Ndryshe, në rastin tragjik jetën e ka humbur Kastriot Ramadani, e në arrati vazhdon të mbetet Dukagjin Nikollaj.

Lajme të ngjashme