Aktakuza për sulmin në Banjskë, detaje si grupi terrorist bllokoi rrugën para sulmit ndaj Policisë së Kosovës
Prokuroria Speciale e Kosovës ka ngritur sot aktakuzën në lidhje me sulmin që kishte ndodhur vitin e kaluar nga grupi terrorist serbë në fshatin Banjskë të Zveçanit.
Në dosjen e aktakuzës të cilën e ka siguruar Nacionale, përshkruhet mjaftë mirë se si grupit terrorist, i udhëhequr nga kryeterroristi, Milan Radojiçiq, kishin barrikaduar rrugën me dy kamionë pak minuta para sulmit të parë ndaj Policisë së Kosovës.
Në aktakuzë është përshkruar koha e fillimit të realizmit të planit për sulm, 24 shtator 2023 rreth orës 02:09.
“Pak minuta pas hyrjes së kamionëve dhe vendosjes së tyre si barrikadë tek ura në fshatin Banjskë, Policia e Kosovës pranon informatën se rruga është bllokuar me kamionë, dhe menjëherë niset me vetura e pastaj me automjete të blinduara për në vendin e ngjarjes, ku në një moment vërehet edhe sulmi ndaj automjetetit të blinduar të Policisë së Kosovës me armë të kalibrit të rëndë.” – thuhet në aktakuzë.
Në aktakuzë gjithashtu është përshkruar se para bllokimit të rrugës nga grupi terrorist, te njëjtit kishin monitoruar rrugën.
