Aksion i madh i policisë kundër trafikimit me njerëz mbyllen qendra masazhi e lokale të muzikës live, ky është bilanci
U inspektuan 29 lokale të “muzikave live”, janë hasur 436 punëtorë, 309 femra dhe 127 meshkuj, 20 shtetas të Kosovës, 232 shtetas të huaj. Qendrat e masazhit gjithashtu ishin cak i aksionit të madh të policisë. 46 qendra të masazhit janë inspektuar, janë hasur 146 punëtorë, 114 femra e 31 meshkuj. 26 qendra të tilla u mbyllën.
Aksioni
Policia e Kosovës ndërmjet datave 3 dhe 9 qershor 2024, morën pjesë në ditët e përbashkëta të veprimit (EMPACT) kundër trafikimit të qenieve njerëzore. Aty ku u përbashkuan dyzet (40) vende të ndryshme nga mbarë bota, përfshirë përfaqësues nga EUROPOL, FRONTEX DHE INTERPOL,.
Në këtë periudhë, Policia realizoi planin operativ të koduar me emrin “PORTA” përmes Drejtorisë për Hetimin e Trafikimit me Njerëz dhe në mbështetje të njësive tjera të specializuara, të kufirit dhe të drejtorive rajonale policore, ka ndërmarrë masat duke realizuar aktivitete kundër trafikimit me njerëz.
Objektivat:
Operacione në rrugë, sheshe dhe qendra tregtare për identifikim të fëmijëve në situatë rruge si viktima të mundshme të trafikimit,
Operacione të përbashkëta me inspektorë të ministrisë (MINT), ATK-së dhe inspektorë të punës në inspektimin/kontrollimin e lokaleve (musik live),
Operacione të përbashkëta me inspektorë të MINT, ATK dhe inspektorë të punës në inspektimin/kontrollimin e qendrave të masazhit.
Rezultatet
Në këtë periudhë, Policia ka Inspektuar e kontrollluar tridhjetë e nëntë (39) lokaleve (musik live), ku në to janë hasur gjithsej (436), punëtorë/e; (309) femra dhe (127) meshkuj, prej tyre (204) shtetas të Republikës së Kosovës, ndërsa (232) shtetas të huaj; (216- të Shqipërisë, 11- të Serbisë , 3- të Ukrainës, 2-të Kolumbisë). Njëmbëdhjetë (11) lokale janë mbyllur për shkelje administrative.
Inspektim i dyzet e gjashtë (46) qendrave të masazhit, ku në to janë hasur gjithsej: (145) punëtore, (114) femra dhe (31) meshkuj, nga to (111) shtetase të Republikës së Kosovës, ndërsa (34) shtetase të huaja (21- të Shqipërisë, 12-të Tajlandës, 01-të Serbisë ). Njëzet e gjashtë (26) qendra masazhi janë mbyllur për shkelje administrative.
Veprimet e mëtutjeshme
Në lidhje me këtë aksion të madh, Policia e Kosovës ka inicuar tri (3) rasteve për veprat penale “keqtrajtim apo braktisje e fëmijës” dhe një kundërvajtje “marrje me prostitucion”, u bë arrestimi i tre (3) personave të dyshuar për veprën penale “keqtrajtim apo braktisje e fëmijës” dhe dy (2) persona për kundërvajtje “marrje me prostitucion “
Janë identifikuar tetë (8) fëmijëve lëmosh kërkues, viktima të keqtrajtimit apo braktisjes së fëmijës, të cilët janë detyruar nga prindërit të kërkojnë lëmoshë.
Gjithashtu nga ky aksion pesëdhjetë e gjashtë (56) persona iu janë referuar Drejtorisë për Migrim dhe të Huaj për verifikim dhe trajtim sipas ligjit për të huaj.
Në njoftimin e Policisë gjithashtu thuhet se Policia e Kosovës mbetet e përkushtuar në parandalimin dhe luftimin e të gjitha llojeve të krimit dhe theks të veçantë po i kushton edhe avancimit të bashkëpunimit ndërkombëtar në luftën e pa kompromis ndaj krimeve që tejkalojnë kufijtë kombëtar duke qenë pjesë e operacioneve të përbashkëta rajonale dhe globale.