A po tronditet Amerika? Smithi që ndiqte Thaçin lëshon fletëthirrje ndaj të famshmit Rudy Giuliani në hetimet kundër Trumpit - NACIONALE

A po tronditet Amerika? Smithi që ndiqte Thaçin lëshon fletëthirrje ndaj të famshmit Rudy Giuliani në hetimet kundër Trumpit

1 vit më parë

nga NACIONALE

Ekipi i Prokurorit Special Jack Smith ka lëshuar fletëthirrje ndaj ish avokatit të Donald Trumpit dhe ish kryetarit të Nju Jorkut, Rudy Giulianit.

Smithi që kishte udhëhequr me ekipin e Prokurorëve në Gjykatën Speciale në Hagë tashmë ka mbërritur në ShBA dhe emri i tij është bërë prej më të përmendurve në lajmet që kanë të bëjnë me hetimet ndaj ish-presidentit amerikan Donald Trump.

Në fletëthirrjen që i ka bërë Giulianit kërkohet prej tij që të dorëzojë regjistrat që kanë të bëjnë me hetimet në lidhje me mbledhjen e fondeve pas zgjedhjeve të vitit 2020, sipas një personi të afërt me fletëthirrjen.

Fletëthirrja është dërguar para më shumë se një muaji dhe nuk është raportuar më herët. Ajo kërkon dokumente nga Giuliani rreth pagesave që kishte marrë në periudhën rreth zgjedhjeve të vitit 2020, kur ai kishte dorëzuar një numër padish në emër të Trumpit duke kontestuar rezultatet zgjedhore.

Prokurorët po ashtu kanë lëshuar fletëthirrje edhe për dëshmitarë të tjerë të afërt me Trumpin, duke iu kërkuar dokumente të lidhura me pagesat nga “Save America PAC”, operacionin kryesor të mbledhjes së fondeve të Donald Trumpit.

“Marrë së bashku, fletëthirrjet demonstrojnë interesin në rritje të prokurorëve për të ndjekur paranë pas zgjedhjeve të vitit 2020 si pjesë të hetimeve të tyre kriminale ndaj përpjekjeve të Trumpit për të përmbysur humbjen e presidencës.”shkruan CNN në artikullin e saj.

Save America” ishte pjesë e një përpjekjeje më të madhe të mbledhjes së fondeve nga Trumpi dhe Partia Republikane që i mblodhi më shumë se 250 milionë dollarë pas zgjedhjeve. Prej atëherë, komiteti për veprim politik ka kompensuar shumë avokatë që tash përfaqësojnë Trumpin dhe aleatët e tij në hetimet e lidhura me 6 janarin.

Fletëthirrjet për dëshmitarët e tjerë ishin dërguar në fund të muajit dhjetor, sipas burimeve tjera.

Informacioni që prokurorët po e kërkojnë ende është duke u mbledhur, kanë thënë burimet e cnn-IT. Me Giulianin, hetimet kanë prioritetizuar marrjen e informacioneve financiare për të, ka thënë një person.

Giuliani ka qenë Personi i Vitit sipas Times në vitin 2001 dhe një prej njerëzve më popullorë në ShBA dikur.

Lajme të ngjashme