Zjarri përfshin një banesë në Pejë – 13 persona të lënduar përfundojnë në spital
13 persona janë lënduar si pasojë e zjarrit që ka përfshirë një banesë në qytetin e Pejës.
Policia e Kosovës ka dhënë detaje ku kan thënë se ngjarja është raportuar se ka ndodhur rreth orës 05:40 në rrugën Bill Klinton, në katin e tetë të ndërtesës së rrokaqiellit në Pejë.
Zëdhënësi i Policisë së Pejës, Fadil Gashi, tha se në vendngjarje kanë dalë policia, zjarrfikësit dhe ekipi mjekësor, ndërsa disa banorë janë evakuuar për shkak të tymit që ka depërtuar në katet e sipërme.
Nga ana tjetër, detaje kanë dhënë edhe nga Spitali i Pejës.
Në një njoftim për media kanë bërë të ditur se gjatë ditës së sotme në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë janë pranuar 13 pacientë me probleme në frymëmarrje, siç dyshohet, të shkaktuara nga tymi i një zjarri të ndodhur në një banesë në qytet.
Sipas njoftimit, 7 pacientë po trajtohen në Repartin e Pediatrisë, ndërsa 6 pacientë të tjerë në Emergjencën e Spitalit.