Zhvillime dramatike rreth Iranit: ose dorëzohu ose të sulmova - NACIONALE

Zhvillime dramatike rreth Iranit: ose dorëzohu ose të sulmova

1 muaj më parë

nga Berat Buzhala

Thuhet që Bill Clinton ka vendosë me e bombardu Serbinë, pasi që i ka plasë skandali me Monika Levinskin.

Thuhet, gjithashtu, që Trump vendosi me e sulmu Venezuelën, për me mbytë debatin rreth dosjes Epstein. Nëse edhe ma tutje vlen qikjo logjikë, do të jetë çështje orësh sulmi i Trumpit kundër Iranit.

Vetëm një sulm i tillë e zhvendosë vëmendjen prej zhvillimeve të brendshme dramatike në Amerikë.

Aq dramatice janë, saqë TikTok ka vendosë me i censuru dhe me jau riqu krejt atyne videoeve që e përmendin shtetin ku po ndodhin vrasjet.

Përveç demokratëve, frustrimi ndaj veprimeve të fundit të Departamentit për Siguri Kombëtare është rritë edhe në mesin e republikanëve, por edhe mediave pro Trump, siç është Fox News.

Qysh me dalë prej kësaj spirale të lajmeve dhe të zhvillimeve?
Me sulmu Iranin.

Tash, një digresion të vogël. Unë personalisht nuk besoj që nime Clintoni e ka sulmu Serbinë, ose Trumpi e ka sulmu Venezuelën, veç për me zhvendosë vëmendjen prej problemeve të brendshme. Unë besoj që nëse e ka pasë ndërmend me i sulmu, atëherë mundet me vendosë me i sulmu ose ma herët ose pak ma vonë, varësisht prej zhvillimeve të brendshme.
I njëjti fat besoj që e pret edhe Iranin.

Nëse Trump e ka pasë ndërmend me e sulmu Republikën Islamike, tash po duket që është momenti ma i përshtatshëm. Aeroplanmbajtësja amerikane Abraham Lincoln tashmë është stacionu në një largësi prej së cilës mundet me e goditë Iranin.
Kjo aeroplanmbajtëse ka kohë që është nisë drejt kësaj zone me synim dhe me mesazh të qartë për Iranin:

Ose hajde ulu dialogojmë seriozisht për një zgjidhje paqësore të problemit të armëve nukleare, ose mandej gjuha që foli me ty është kjo aeroplanmbajtëse.

Anija gjendet në afërsi në veriperëndim të Indisë, afër Omanit, jo shumë larg Iranit.
Të gjitha shtetet arabe i kanë garantu Iranit që nuk do t’i lejojnë Amerikës përdorimin e hapësirës së tyre ajrore për sulme kundër Iranit, mirëpo ndoshta as nuk kanë nevojë.

Trump strategjinë e njëjtë e ka përdorë edhe në Venezuelë. E ka izolu me një aeroplanmbajtëse, pastaj një natë të bukur dhe pa vranësira e ka goditë.

Sigurisht që Trump dhe Amerika nuk e kanë ndërmend me u futë në Iran me trupa tokësore, mirëpo gjithashtu askush nuk e din se çfarë lloji të operacionit e ka ndërmend me e ndërmarrë.
Mediat po raportojnë që ajatollahu Hamenei është duke u fshehur dikund në tunele nëntokësore, nga frika e kidnapimit.
Në anën tjetër, Turqia është duke provu me ndërmjetësu, mirëpo Trump është i prerë: nuk po don lojna, nuk po don negociata të gjata, nuk po don ngreh e mos këput.

Për dallim prej ma herët, këtë herë po vërehet edhe një hollësi: herët e tjera Trump i lidhte kërcënimet me protestat në Iran, me represionin, me “po vijmë me ju ndihmu”.

Tash, në postimin e fundit, nuk i ka përmend. Fokus i ri: marrëveshja bërthamore dhe kushtet e saj.

Pra, rrëfimi moral i “mbrojtjes së protestuesve” po zëvendësohet me rrëfimin strategjik: “pa armë bërthamore” dhe pikë.

Vitin e kalumë SHBA e ka sulmu Iranin me një bombë masive, duke i goditur laboratorët. Është dyshu që Irani i kishte tërheqë të gjitha materialet e uraniumit të varfërum prej atyne tuneleve.

Nata do të jetë e gjatë, kurse Trump tash është duke e shfrytëzu me të madhe edhe karakterin e tij të paparashikueshëm.

Irani ose ka me u bo gati për luftë, ose ka me u dorëzu shpejt.

Një luftë në Iran ka me pasë efekte të mëdha për çmimin e naftës nëpër botë, ndonëse Amerika, duke e pasë tash Venezuelën nën kontroll, disi do t’ia dalë me këtë problem.

Nga ngushtica e Hormuzit, për çdo ditë kalojnë rreth 25 përqind e sasisë botërore të naftës.

Për dallim nga Venezuela, Irani ka impakt shumë ma të madh global.

Interesat e Kinës dhe Rusisë në Iran janë shumë më të mëdha, kurse numri i shiitëve në botë është jashtëzakonisht i madh, mbi 100 milion.

Lajme të ngjashme