Vullneti shkon në Jerusalem, gjen flamurin e grisur të Kosovës
Vullneti me një raportim më ndryshe – nëse Vullneti ndonjëherë ka pasur ndonjë raportim jondryshe – nga Jerusalemi i largët.
Gjatë ecejakeve të tij në qytetin historik – megjithëse, jo aq historik edhe për ne shqiptarët – ai shkon edhe te Ambasada e Kosovës në Jerusalem. Dhe në vend se të tregojë se si Kosova është mes dy-tri shteteve të vetme në botë që ka ambasadë në këtë qytet të ‘shenjtë’, ai gjen një flamur të grisur.
Për fat të mirë, flamuri ia sheh hairin Vullnetit pasi ambasadorja e ndërron me t’u larguar gazetari i Nacionales. Ndiqeni raportimin e tij: