‘Vuk, GEN, Terna janë lojtarët’: Janina e bindur që Kurti është peng i mafias energjetike
“Vuk, GEN, Terna – këta janë lojëtarët e ditës. Ka edhe të tjerë por këta ta përcaktojnë. Ata po heshtin. Mu më vjen keq sot për punëtorët e sektorit teknik”. Kështu thotë Janina Ymeri, fenomeni i shpjegimit të asaj që quhet ‘mafia energjetike në Kosovë’.
Në një intervistë me gazetarin Berat Buzhala, Janina Ymeri, këmbëngulë se Albin Kurti është ‘peng i mafisë energjetike’.
Thotë se Kurti ka takuar edhe Ternën, një kompani greke të energjisë.
“Ky është peng i mafisë energjetike. Nuk folë, nuk di as nuk mundet me ma demantu. Ku je tuj e marrë rrymën? NOA nuk jep rrymë. Shqipëria nuk ka rrymë sa na duhet neve?
Rrjedhja e energjisë më 2024 tregon se ke pasë rrymë që ka mbetë prej Serbisë dhe Shqipërisë.
Nuk po munden që një muaj ditë, kjo puna e energjisë që u bë kaq e madhe, nuk kanë mundësi me ma dhënë një raport teknik, me më thënë na asnjë megavat nuk e kemi marrë prej kësaj që po thua ti.
E ku e ke marrë pra? Ky ka shku me folë për investime me Ternën. Terna sot ta bartë energjinë elektrike”, thotë Janina Ymeri.
“Martin Berishaj është lidhja me GEN-in. po të ishte një biznes, një qytetar I zakonshëm që i kish tërheq ato para, a po mendon që ATK, e kish lënë rehat atë person”, thotë Ymeri.
Lidhur me interesimin që ajo shfaqi rrufeshëm për cështjen e energjisë, thotë se e pati si rekomandim nga Hykmete Bajrami.
“Rritja e faturave të energjisë elektrike, dalja në treg të lirë, iniciativa e Hykmete Bajramit. Ajo ka qenë që më ka udhëzu se çka me këqyrë në pjesën e energjisë elektrike.
Energjia dhe cka shtrihet përtej kësaj, kompanitë publike.
Kur thojshim na kolaps energjetik, ju dokke njerëzve term i rëndë po kolapsi ndryshe nuk vjen. Nuk ka as pare më, se nuk ka gjithë. Buxheti nuk e ka mbulu. Unë dyshimet i kam që tash KEDS duhet me dalë me një qëndrim se po shihet se nuk ka rrymë, importi është shumë i madh”, thotë ajo.
Ymeri thotë se Kosova është në limitet e saj, sa i përket energjisë elektrike dhe ‘kurrkush s’jep llogari për këtë”.
“Është problem i izolumë, nëse në disa rajone nuk ka rrymë, por asnjë nuk del me kallëxu qysh është gjendja.
Dyshimet i kam se meqë edhe plani ka dalë vonë, nuk ka as pare me importu. Jemi në limite”, thotë ajo.