Vërshimet në Vushtrri: Bodrumet bëhen sterna, uji hiqet me pompa, dhjetëra mijëra euro dëme - NACIONALE

Vërshimet në Vushtrri: Bodrumet bëhen sterna, uji hiqet me pompa, dhjetëra mijëra euro dëme

1 javë më parë

nga Festim Gërguri

Vikendi i fundit në Kosovë u karakterizua me shira të mëdha në Kosovë, e më pas pasuan vërshimet.

Vushtrria ishte një ndër komunat e Kosovës që u dëmtua nga vërshimet.

Nehri Syla nga kjo komunë thotë se këto vërshime e dëmtuan dhjetëra mijëra euro.

Bodrumi i shtëpisë së tij u shndërrua në sternë.

“Krejt bodrumi ka qenë ujë, çka ka pasur, me radioatorë, nxemje, mobilie, frigoriferë e gjithçka tjetër, krejt kanë shkuar dëm” – thotë Syla.

Fajin ia lë rrugës Prishtinë – Mitrovicë e cila nuk po arrin kurrsesi të kryhet tash e sa vjet.

Sipas tij, kompania që po punon në këtë rrugë, ka dëmtuar gypin e kanalizimit.

Ndërkohë që Komuna e Vushtrrisë ka premtuar se do të dërgojë inspektorë për t’i verifikuar dëmet.

Uji i cili ende është i akumuluar në bodrum, dje gjithë ditën është tentuar të hiqet me anë të pompave.

Lajme të ngjashme