Veç me letërnjoftime - Dita e parë e marrëveshjes - NACIONALE

Veç me letërnjoftime - Dita e parë e marrëveshjes

4 vjet më parë

nga Festim Gërguri

Qytetarët e Kosovës për herë të parë kanë hyrë në Serbi me letërnjoftim të Kosovës.

Që nga sot, Serbia nuk do të lëshojë më dokumentin për hyrje/dalje për shtetasit e Kosovës.

Ekipi i Gazetës Nacionale, ka parë nga afër procesin në pikën kufitare në Jarinjë.

“Më kanë thënë që ka mundësi të ketë probleme në kufi, por tash kam mbërritur, gjithçka në rregull, nuk ka pasur probleme. Unë atë nuk e kam ditur, kam menduar që edhe më tutje do të presim me gjatë sikur edhe herëve të tjera. Unë vozis kamion, kam menduar se edhe tash si më herët do të vendosim sitekersa në tabela” – thotë Tarik Grboviq, shofer kamioni.

Një dokument të tillë, kosovarët e kanë marrë sa herë kanë hyrë në Serbi, tash e 11 vjet.

“Nuk ka letra, pa letra. Pa problem edhe këndej kam dalur pa letërnjoftim” – thotë një shofer kosovar.

Tash e tutje as Kosova nuk do të lëshojë dokumente të tilla për qytetarët e Serbisë.

Lajme të ngjashme